TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2025, 13:53

“Program jo shaka”, Rama ironizon Berishën dhe i publikon videon: Thaje kënetën

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i PS-së, Edi Rama, ka ironizuar me një video-montazh, kreun e PD-së, Sali Berisha.

“Program jo shaka”, shkruan me ironi Rama, duke iu referuar deklaratave të Berishës në fushatë.

Kreu demokrat gjatë një takimi elektoral tha se ‘do t’u kthejë paratë shqiptarëve që merr qeveria nga ata’.

“Program jo shaka”, Rama ironizon Berishën dhe i publikon

Rama ka paralelizuar fjalën e Berishës me deklaratën e tij në mars të 1997-s, në një konferencë për shtyp lidhur me firmat piramidale, ku Berisha shprehet po si sot dhe dikur, se njerëzit do të marrin paratë që i kishin depozituar.

Në videon e postuar nga Rama përfshihen gjithashtu ngjarjet në ’97, Gërdeci dhe vrasjet e ndodhura në 21 Janar.

“Thaje kënetën”, është apeli që mbyll videon e publikuar nga Rama.

Lini një Përgjigje