TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2026, 14:00

Anëtarësimi në BE, Rama i alarmuar për sigurinë ushqimore: Bizneset rrezikojnë mbylljen, nëse nuk plotësojnë standartin!

Shkruar nga Pamfleti

Anëtarësimi në BE, Rama i alarmuar për sigurinë

Rama e cilësoi sigurinë ushqimore si sfidën më të madhe për integrimin në BE.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me operatorët e biznesit ushqimor për të diskutuar mbi sigurinë ushqimore dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë këtij takimi, Rama deklaroi se mbi 900 subjekte në vend rrezikojnë të përjashtohen nga tregu nëse nuk përmbushin standardet ushqimore. Ai e cilësoi sigurinë ushqimore si sfidën më të madhe për integrimin në BE.

Ai theksoi se grupi i BE-së që ka monitoruar pikat e prodhimit dhe grumbullimit të produkteve dhe nënprodukteve shtazore ka lënë një sërë detyrash për subjektet.

“BE ka sjellë një përfaqësi ekspertësh që kanë parë pikat e prodhimit, grumbullimit me produktet shtazore. Dhe kanë lënë një sërë detyrash, për të cilat ne përmes Inspektoriatit do të duhet të ndërveprojmë me 900 subjekte në territor dhe që kanë rrezikun shumë të qartë, por që të gjitha jo një e dy, sot n kushtet që janë natyrisht që mes tyre ka disa që me pak gjëra mund t’i plotësojnë standardet dhe shumicë duhet të bëjë më shumë, rreziku i mbylljes dhe përjashtimi nga tregu i stabilimenteve ushqimore që në ditën e anëtarësimit. Kështu që kjo kërkon vetëdijësim, informim”, tha ai.

Rama theksoi se procesi i anëtarësimit është “thikë me dy presa” për sipërmarrjen, duke e paraqitur si një ndarje të qartë mes atyre që përshtaten dhe atyre që mbeten jashtë tregut.

“Ajo që e pret sipërmarrjen me këtë proces të anëtarësimit është thikë me dy presa. Nga njëra anë një horizont i ri mundësish, për ata që do të jenë të përgatitur dhe nga ana tjetër një humnerë falimentimi për ata që nuk do të jenë të përgatitur. Duke pasur parasysh pjesën më të ndjeshme që është siguria e prodhimeve shtazore, dhe gjithë nënprodukteve, ne duhet ta bëjmë të qartë për të gjithë ata që janë të angazhuar, apo investuar qoftë edhe në një baxho të vogël se e nesërmja do të jetë fatale nëse sot nuk do të kuptojnë se ku janë në raport me standardet dhe se çfarë duhet të bëjnë për të qenë gati nesër”, tha Rama. 

Më tej, ai shtoi se po dialogojnë me KE-në për të shtyrë afatet e plotësimit të kushteve që lidhen me sigurinë ushqimore  përtej momentit të anëtarësimit të vendit.

“Lexoj e dëgjoj se procesi i negociatave nuk qenka proces negociatash por proces që marrim urdhra dhe zbatojmë urdhrat dhe asgjë tjetër. Këto i thonë njerëz që s’ia kanë idenë. Procesi i negociatave është proces për gjëra për të cilat ne na duhet pak më shumë kohë dhe një nga gjërat është ajo që lidhet me fushën e sigurisë ushqimore. Për këtë arsye, ne dhe KE negociojmë për një shtyrje përtej momenti të anëtarësimit të afateve kur standardet duhet të jenë 100 për qind ashtu siç i thotë legjislacioni i BE. Por edhe duke marrë në konsideratë se mund t’ia dalim të negociojmë një 5 vjet plus, që nga sot në 3035, nëse në 2030 do të jemi anëtar. Kjo është kohë shumë e shkurtër për t’u përgatitur”, shtoi Rama.

 

edi rama siguria ushqimore

1 Komente

  1. M
    Mond

    Po futi be-ja ne be kte do te thote qe be-ja paska shkuar per lesh rusi.Alarm i kuq

    Lini një Përgjigje