TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2026, 12:52

Vizita e Ramës në Spanjë, Berisha: Je një prostitutë politike! Manipulove publikun 

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e Ramës në Spanjë, Berisha: Je një prostitutë
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një konference për mediat se kryeministri Edi Rama ka mashtruar publikun lidhur me një udhëtim të fundit në Spanjë dhe pjesëmarrjen në një samit ndërkombëtar në Barcelonë.

Berisha ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si është komunikuar vizita dhe akuzoi Ramën për fshehje të qëllimshme të një aktiviteti publik, për ta paraqitur atë si një vizitë zyrtare dypalëshe.

Sipas Berishë, aktiviteti ishtë i organizuar nga Aleks Soros, teksa theksoi se nuk ishte pro-evropian. Berisha vijoi edhe më tej duke e quajtur Ramën një 'prostitutë' politike. 

“Këtë konferencë para jush ju kërkoj ndjesë por do ta filloj duke shtruar një pyetje për të gjithë ju: Cfarë emri mund ti vihet një kryeministri i cili fluturon disa mijëra kilometra nga vendi i tij për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të titulluar “Samiti Global për Demokracinë” në Barcelonë dhe mashtron qytetarët e vet, i thotë se unë isha për një vizitë në Spanjë tek Pedro Sanchez dhe mban sekret për qytetarët në vendin e tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar shtetesh apo kryeministra nga një seri vendesh të Amerikës latinë, Afrikës dhe pjesë të tjera të globit. Kur një kryeministër shkon në një vend, merr pjesë në një samit sikur të ishte klandestinë, ndërkohë që ajo ishte ngjarje publike, e ftuar nga kryeministri Spanjoll me një numër të konsiderueshëm kryeministarash dhe kryetar shtetesh. E shet sikur ishte në një vizitë zyrtare. A mund ta quani këtë një burrec, një langaraq, por mundet edhe një prostitutë amorale politike. Pse kjo?

Së pari samiti ishte organizim i Aleks Soros, lexoni postimet e tij që ka bërë. Së dyti ky samit e vërteta ishte me një mantra anti amerikane, por nuk ishte pro evropian. Nuk ishte një samit pro evropian.

E fundit si mund ta fshehësh një samit të tillë, burracak, lëngaraq, janë të paktë, por edhe prostitutë politike. Ti shkove, more pjesë je në panel, je në foto. Kujt ja fsheh ti këtë?!”, u shpreh Berisha.


 

sali berisha

1 Komente

  1. L
    LIRIA

    Vetem ti mos fol more PLERA MADHESHTORE,

    Lini një Përgjigje