Analisti Fatos Lubonja dhe ish-deputeti Ervin Salianji u përballën në një prej emisioneve televizive lidhur me skenën politike shqiptare dhe nëse në Shqipëri mund të ndodhte ajo që ndodhi në Hungari me zgjedhjet e 12 prillit, ku Peter Magyar me partinë e tij të krijuar 4 vite më parë arriti të mposhte Viktor Orbanin, që qëndronte në pushtet prej 16 vitesh.
Nga momenti kur ndodhi ajo që në Europë konsiderohet si përmbysja e madhe elektorale, dhe që i referohet zgjedhjeve në Hungari, janë ngritur shumë hamendësime se ndryshime të tilla mund të përfshijnë edhe vendet e Ballkanit, që hera herës trajtohen si autokraci ose që drejtohen nga liderë autokratë.
Po cili mund të jetë Magyari shqiptar?
Sipas analistit Lubonja, ‘Magyar’-i i Shqipërisë ka qenë Ben Blushi, i cili iu kundërvu Ramës me të vërtetat që ia përplaste. Në debatin e zhvilluar në studion e Neës24, Lubonja i tha në sy ish-deputetit Salianji, i cili pretendon të marrë drejtimin e PD-së, se nuk e sheh si fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme në Hungari, Peter Magyar.
“E di kush është Magyar i Shqipërisë? Ben Blushi, sa vota mori? Me partinë e tij Libra, dhe pretendonte të merrte pushtetin nuk mori asnjë deputet. Që sulmonte Ramën për gjëra serioze, sic flet ti sot. Më thuaj pse nuk mori asnjë votë”, tha Lubonja.
Kurse Salianji tha se në PD ka një problem me fituesit.
“Mes 2 bandave që përplasen, banda që është në pushtet ka epërsi. Ka jo vetëm pjesën e banditëve, influencën në institucionet. E vetmja mënyrë është të bëjmë antimodelin, një parti me alternativë, të bëjmë një parti me gjuhë tjetër, me demokraci, ta bashkojmëor e vetmja mënyrë është të bëjmë antimodelin, një parti me alternativë, të bëjmë një parti me gjuhë tjetër, me demokraci, ta bashkojmë”, tha Salianji.
Debati
Fatos Lubonja: E di kush është Magyar i Shqipërisë? Ben Blushi, sa vota mori? Me partinë e tij Libra, dhe pretendonte të merrte pushtetin nuk mori asnjë deputet. Që sulmonte Ramën për gjëra serioze, siç flet ti sot. Më thuaj pse nuk mori asnjë votë.
Ervin Salianji: Mes 2 bandave që përplasen, banda që është në pushtet ka epërsi. Ka jo vetëm pjesën e banditëve, influencën në institucionet. E vetmja mënyrë është të bëjmë antimodelin, një parti me alternativë, të bëjmë një parti me gjuhë tjetër, me demokraci, ta bashkojmë.
Ka një problem me fituesit në atë parti. Nëse është punë bandash, Shqipërisë i intereson të jem unë kryetar sepse i kontrolloj unë sipas Berishës.
Nëse ka një zonë, Kruja dhe Fushë Kruja, mund ta kesh Akademinë e Krimit. Ne kemi problem në zonat urbane.
Lini një Përgjigje