TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2026, 22:45

“Atë që i kërkojmë Ramës, duhet ta bëjmë vetë”, Salianji: Berisha të lejojë garë me kushte të barabarta në PD

Shkruar nga Pamfleti

“Atë që i kërkojmë Ramës, duhet ta

Demokrati Ervin Salianji tha se ajo çfarë ka kërkuar për zgjedhjet në PD për kreun e partisë, është një garë e barabartë me lista zgjedhore të bëra publike dhe komision të paanshëm e burime financiare që duhet të ofrohen për kandidatët.

Sipas Salianjit, PD duhet të tregojë epërsi morale me model ndryshe dhe jo si modelet e Partisë së Punës.

“Unë them hajde krijojmë kushtet, të nxjerrim listat, duhet të krijojmë epërsi morale me model ndryshe, atë që i kërkojmë Ramës, ta bëjmë vetë, zgjedhje të lira e të barabarta.

Sepse e ka kushtetuta, unë them të jetë Berisha në garë, të kemi lista zgjedhore, komision të paanshëm, burime financiare që sot përdoren ppër kundërshtarët e Berishës në parti duke paguar njerëz për ti vendosur në shërbim të vet.

Shpresoja se do ishim ndarë në vitet 1990 mesa duket jemi prapë në të njëjtën mendësi dhe shumë thonë se këta janë nga Partia e Punës dhe sillen njësoj. Por për shkak të sakrificës që kam bërë, duhet të them disa të vërteta”, tha Salianji për “News 24”.

salianji berisha

Lini një Përgjigje