TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2026, 13:35

Gonzato ngre alarmin për sigurinë ushqimore: S'ka BE pa angazhime në terren, s'na duhen miratimet në letër! 

Shkruar nga Pamfleti
Gonzato ngre alarmin për sigurinë ushqimore: S'ka BE pa angazhime
Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një takimi me operatorët e biznesit ushqimor, ngriti problematika konkrete që lidhen me sigurinë ushqimore dhe nivelin e përputhjes me standardet evropiane.

Ai vuri në dukje se procesi i integrimit nuk lidhet më me deklarime apo miratime ligjore, por me mënyrën si funksionojnë realisht strukturat në terren. Gonzato kërkoi ndërhyrje më të qarta nga institucionet përgjegjëse dhe e paraqiti sigurinë ushqimore si një standard të panegociueshëm të Bashkimit Evropian dhe një kusht të drejtpërdrejtë për anëtarësimin.

Në këtë kontekst, ai theksoi mungesën e një sistemi efektiv kategorizimi për operatorët ushqimorë, duke e cilësuar atë si një hallkë kyçe që ndikon drejtpërdrejt në kontrollin dhe garantimin e cilësisë.

“Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave. Ecuria nuk matet vetëm me qëllimet që ka Shqipëria, apo me miratimin e legjislacionit, por matet me anën e sistemeve që funksionojnë.

Në qendër të këtij transformimi qëndron një çështje kyçe, kategorizimi i operatorëve të biznesit ushqimore dhe përmirësimi i subjekteve në përputhje me standardet e BE. Një sistem kategorizimi që funksionon mirë u bën të mundur autoriteteve që të dallojnë ato subjekte që përmbushin standardet e BE, atyre që mund të arrijnë pajtueshmërinë me këto standarde brenda një afati dhe atyre që kërkojnë një përshtatje më të themelore. Në bazë të kësaj pune autoritetet mund të përdorimin burimet e kufizuara dhe ti bazojnë në kontrolle që në bazë kanë rrezikun. Kjo është e rëndësishëm në sektori si përpunimi i qumështit dhe mishit ku hendeku ndërmjet praktikave aktuale dhe kërkesave të BE mund të jetë i konsiderueshëm.

Përmirësimi i cilësisë së qumështit të papërpunuar është parakusht për të qenë konkurrent në tregun e BE. Harmonizimi me standardet e BE forcon besimin e konsumatorëve dhe krijon mundësi të reja për rritje dhe eksporte.

Nevojiten më shumë përpjekje nga qeveria që bizneset të kuptojnë plotësisht kategorizimin dhe mbështetjen që duhet të kenë për të patur më shumë financim”, tha ndër të tjera ambasadori i BE.

silvio gonzato siguria ushqimore

Lini një Përgjigje