
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsi Rama, duke i lidhur ata me aktivitetin e call-centrave që, sipas tij, ushtrojnë veprimtari mashtruese.
Në një deklaratë publike, Berisha e cilësoi fenomenin e call-centrave si “më kriminalin” në Shqipëri, duke pretenduar se këto struktura mashtrojnë qytetarë të huaj dhe gjenerojnë të ardhura të mëdha të paligjshme.
Ai përmendi edhe emrin e Amant Josifit, për të cilin tha se është larguar drejt Dubait. “Amant Josifi ia mbathi në Dubai, thonë e përcolli Olsi Rama. S’jam njeri i atyre kontrolleve në kufi, por kështu thonë. Ishe Olsi Rama, menaxher i Amant Josifiti”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, Josifi është arrestuar në Dubai nga autoritetet ndërkombëtare, ndërsa shtoi se hetimet për këtë çështje pritet të kryhen nga autoritetet spanjolle.
Berisha ngriti akuza të tjera, duke pretenduar se qindra call-centra në Shqipëri mashtrojnë qytetarë nga vende si Italia dhe Austria, ndërsa paratë, sipas tij, përfundojnë në struktura të lidhura me familjen e kryeministrit. Ai përmendi gjithashtu përdorimin e kriptomonedhave dhe pretendoi se përfitimet arrijnë shuma të mëdha, duke përmendur një minimum prej 30 milionë eurosh.
“Amant Josifi ia mbathi në Dubai, thonë e përcolli Olsi Rama. S’jam njeri i atyre kontrolleve në kufi, por kështu thonë. Ishe Olsi Rama, menaxher i Amant Josifiti. Amant Josifi, një gjykatës spanjoll, se nuk u lëshua mandat arresti ndërkombëtar, e gjen dhe arreston më Dubai. Shqipëria thotë do e bëjnë hetimin autorietet spanjolle. Call-centrat plaçkitëse janë fenomeni më kriminal në Shqipëri. Qindra qendra plaçkitëse vjedhin qytetarët italianë, austriakë dhe paratë kalojnë në bankën e familjes Rama. Bicoin e ka familja Rama. Olsi është licencuesi i tyre. Vjedhin shuma përrallore. Minimumi 30 mln euro.”, tha Berisha.
Po call centerat e belind esmerit I harrove ti