TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2023, 22:12

“Ai mendon se grupi i tij i kap 2-3 deputetë”, Sejamini zbardh arsyen e rikthimit të Bashës

Shkruar nga Pamfleti

“Ai mendon se grupi i tij i kap 2-3 deputetë”, Sejamini zbardh

Analisti Neritan Sejamini është shprehur se rikthimi i Bashës në PD lidhet me synimin e tij për të marrë një pjesë të Partisë Demokratike dhe qëllimin e tij për tu bërë deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” ai tha se Lulzim Basha mendon se do të arrijë të marrë 2-3 deputetë, duke krijuar kështu një grup të vetin.

Nëse do ta shikosh historinë se z. Basha është dorëhequr dhe nuk ka patur asnjë rol deri më sot, kjo është hipokrizi. Ai ka qenë pas z. Alibeaj. Gjithë ky grupi që nuk vajti te z. Berisha ka patur udhqëheqës z. Basha. Ka qenë ai garancia që do të mbante partinë, që do të negocionte me të huajt, ai që thoshte kam folur më këtë, me atë. Dhe sot është po ai.  Ka qenë një plan që kur u tëhoq z. Basha që t’i shtynin zgjedhjet, t’ia ngecim pak z. Berisha. Kjo është çështje pushteti. Z. Basha do sot që të marrë një parti dhe të bëhet deputet për vete. Ai mendon se grupi i vet i kap 2-3 deputetë. Kjo nuk është lojë as për Amerikën dhe as për non gratat”, tha Sejamini.

basha rikthimi sejamini

Lini një Përgjigje