
Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se Partia Demokratike nuk duhet të nxitojë për zgjedhjen e një kryetari të ri.
Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ajo tha se duhet një proces ndryshe në mënyrë që Partia Demokratike të jetë sa më afër njerëzve dhe duhet të rrisë numrin e anëtarësimeve.
E pyetur në rast se do jetë Basha apo Berisha ai që do bashkojë partinë, ajo tha se tashmë në PD flitet për një organizim ndryshe i cili do vijë përmes një grupi njerëzish dhe kjo prej një kryetari të vetëm.
“Partia demokratike nuk ka nevojë për një figurë 1-shi, por për një grup njerëzisht të cilët bashkërisht përpiqen të japin mesazhin që nuk ka rëndësi karrigia, nëse ne nuk ndryshojmë. Unë me këtë ide për të drejtuar këtë proces e për të hapur anëtarësime të reja, mendova ta propozoj këtë gjë si aktivitet i një grupi të partisë demokratike, që ka vërtetë dëshirë ta bashkojë këtë grupin e madh të Partisë Demokratike. Ne do e diskutojmë gjatë këtë, nuk është e lehtë. Por zgjedhja në këtë moment e një kryetari, nuk shkon, ne duhet të bëjmë një proces anëtarësimësh nga poshtë lartë”, tha Jorida Tabaku.
Lini një Përgjigje