TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2023, 21:55

Sulmi ndaj KFOR/ Rama vijon me kritikat: Kosova të mos i shmanget dialogut, trupat serbe në kufi zero vlerë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj KFOR/ Rama vijon me kritikat: Kosova të mos i shmanget dialogut,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për dhunën në veri të Kosovës. Duke zbutur pak retorikën, krahasuar me sulmin që i bëri Albin Kurtit të premten, Rama shprehet se dhuna dhe sulmi ndaj ushtarëve të KFOR janë të papranueshme.

Ai ka ironizuar Aleksandër Vuçiç për vendosjen e forcave në kufi. Sipas Ramës një veprim i tillë është i pavlerë. Nga ana tjetër ai ka akuzuar Kurtin se po i shmanget dialogut.

Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e  aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!

Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!”, shkruan Rama

Më tej ai ka pasur një mesazh për Prishtinën, duke kërkuar që të ndalet kjo situatë dhe palët të kthen te bisedimet.

Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare”, shkruan Rama.

Sot pati një situatë të tensionuar në Zveçan, pasi serbët sulmuan forcat e KFOR dhe u plagosën mbi 25 ushtarë.

 

rama kosova

Lini një Përgjigje