
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka akuzuar Edi Ramën dhe ministrat e tij se, kanë vjedhur 14 miliardë euro nga buxheti i shtetit. Sipas tij, Altin Dumani nuk ka bërë asgjë për të hetuar në lidhje me këto vjedhje.
Gjithashtu Ahmetaj ka theksuar, se me lejen e Edi Ramës, siguria kombëtare ka përfunduar në duart e krimit të organizuar.
Arben Ahmetaj: Po, po. Dhe dalja në shesh e gjithë aferave. Dalja në shesh. Çfarë ka bërë SPAK-u? E di ti sa është dëmi në dorën e Altin Dumanit, e di sa është dëmi në buxhetin e shtetit? 13 miliardë nga këto afera. 13 miliardë. Ndonjë para i është kthyer buxhetit të shtetit? Ë? Apo ka sekuestruar metra katror që unë i kam bërë në 2006 tek, tek..
-14 miliardë është dëmi në ekonomi shqiptare?
Arben Ahmetaj: Aq është, ta marrësh një, dy, tre, katër. 14 miliardë. 14 miliardë dollarë. Ore, pyetje, pyetje për shqiptarët. Me ardhjen e Altin Dumanit u ul apo u rrit korrupsioni. Po. Pse nuk u fut kjo çështja e inceneratorit të Tiranës? Altin Dumani. Pse nuk u fut te kjo çështje? Ku janë sipas llogarive të para 250 milion dëme? Pse s'u fut te tuneli?
Pse tuneli u la muajin e fundit? Pse nuk hetohet përtej? Pse nuk ndiqet paraja? Të ndiqet paraja dhe te AKSHI-i, dhe te rrugët, dhe te nënkontraktorët. Lojërat. Po unë siç e di dhe më vjen informacion përditë. Pse nuk u fut? Cila është arsyeja që Altin Dumani nuk u fut te tuneli? Cila është arsyeja?
Pse nuk u fut tek AKSHI-i? Cila është arsyeja? Pse e mori dosjen time me dhunë? Kujt i kishte premtuar çfarë? Do bëhej shefi i SPAK-ut me zemrën time dhe mëlçinë time? Okay, ja u bëre. Kush është rezultati? Çdo burrë në finale mendon për trashëgiminë, jo thjesht për trashëgiminë familjare, por dhe atë që lë mbrapa. Çfarë lë mbrapa? 14 miliardë dëme ka lënë Altin Dumani prapa.
Do na thuash ndonje fakt o Beniii apo do besh show kot se ke rene dakord me Ramen per azil.. U bere qesharak me keto skoope qe vetem te tilla nuk jane, Kapeniii, gjejeniii...qesharak
kafsheri