Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se ka marrë 3 mesazhe kërcënuese me vdekje në muajin tetor të vitit të kaluar.
Madje njërin prej tyre zgjodhi të tregonte që është me numër nga Venezuela.
“Janë numra me një ndryshim VPN-je shumë të shpejtë, gjë që më çon në logjikën që nuk janë për t'u marrë me shaka. Po është koincidencë që ka të bëjë me ngjarjet e tetorit në Shqipëri?”, -u shpreh Ahmetaj në Syri Tv.
Arben Ahmetaj: Urdhëro! Një nga tre mesazhet, në tetor. Të lutem a po e ndjekni? Ky është numër, kam përshtypjen o nga Mainmari, o Venezuela. Pra, o nga Burma e dikurshme ose nga Venezuela. Kërcënim me vdekje. Praktikisht këto mesazhe sot, të treja, janë me autoritetet jo vetëm zviceriane. Jo vetëm zviceriane. Praktikisht, informacioni akoma informale, më vjen që nuk janë numra të thjeshtë. Janë numra me një ndryshim VPN-je shumë të shpejtë, gjë që më çon në logjikën që nuk janë për t'u marrë me shaka. Po është koincidencë që ka të bëjë me ngjarjet e tetorit në Shqipëri? Nuk e di. Po fakti është që ky është një kërcënim i ri dhe në Shqipëri vazhdon genocidi. Unë lutem që të mos, lutem që të jetë koincidencë. Lutem që të jetë, të jetë koincidencë sepse në qoftë se s'do ishte koincidencë, besoj që një pusetë e re do hapet në raport me të gjithë njerëzit e përfshirë që kërcënojnë mua dhe familjen time. Po të them një gjë zoti Peka, se ë, sigurisht që unë jam futur në një psikozë, bindje që në pikën që unë jam, në padrejtësinë që më është bërë, për mua, e drejta ka shumë vlerë. Madje, jeta ime s'ka vlerë as sa gjysma e të vërtetës më, në raport me daljen e të vërtetës dhe në raport me sigurinë e familjes time. Në këtë psikozë jam. Dhe po ta them ty dhe po ja them dhe shqiptarëve.
Lini një Përgjigje