
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër denoncim të rëndë publik gjatë intervistës së katërt në Syri TV, ku ka deklaruar se është kërcënuar drejtpërdrejt dhe se ndaj tij ka ekzistuar një plan kriminal për rrëmbim dhe eliminim fizik.
Sipas Ahmetajt, ngjarjet kanë ndodhur gjatë kohës kur ai jetonte me qira jashtë vendit dhe informacioni vjen nga burime shërbimesh.
Ahmetaj deklaroi se kërcënimet kanë qenë të drejtpërdrejta dhe personale. “Te Rotondo e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Pavarësisht personit, ne po flasim për një ish-ministër dhe ish-zëvendëskryeministër”, u shpreh ai, duke theksuar se statusi i tij institucional nuk e ka mbrojtur nga presioni kriminal.
Më tej, ish-zv/kryeministri zbuloi se gjatë këtij viti ka marrë informacion të verifikuar për një tentativë sekuestrimi ilegal personi.
Arben Ahmetaj: Mua te Rotondo e e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Domethënë, pavarësisht personit. Jemi duke folur për një ish-ministër, për një ish-zëvendëskryeministër.
Gjatë këtij viti, ka shumë të reja, ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi. Dhe këtu autoritetet janë të informuara dhe të njoftuara. Pra, kanë pasur një plan brenda grupit kriminal që unë kam përmendur më lart, që e kanë diskutuar, deri në eleminimin fizik.
Patjetër, se ka qenë plani që në momentin një. Për sekuestrim ilegal personi nga këtu, me demek unë kisha kaluar kufirin, pas i sipas tyre kisha kaluar kufirin ilegalisht në Itali. Në Itali do më kishte kapur karabinieria dhe mua do më çonin tek Dumani për të mos dalë më i gjallë nga burgu. Sigurisht që kanë hequr dorë për tre arsye, tre arsyet s'janë të rëndësishme, të rëndësishme për shqiptarët. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Po, kjo nuk vlen për shqiptarët, kjo ka të bëjë me mua.
Lini një Përgjigje