TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2026, 21:58

“Çfarë e lidh Pirro Vengun me këtë parti?”, Ahmetaj shpall vdekjen e PS: Qeveria sot është ish-Bashkia e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
“Çfarë e lidh Pirro Vengun me këtë parti?”,
Ahmetaj Rama

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka artikuluar një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste, duke deklaruar se pushteti aktual përfaqëson në thelb ish-Bashkinë e Tiranës dhe jo më një forcë politike me identitet ideologjik. Në intervistën e dhënë për Syri TV, Ahmetaj u shpreh se qeveria është e kontaminuar nga sjelljet dhe praktikat e një njeriu të vetëm, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Ahmetaj: Po ta shohësh sot, qeveria është ish-Bashkia e Tiranës dikur. Të kontaminuar të gjithë nga veset zyrtare, jozyrtare të këtij njeriu. Merri një nga një. Të gjithë. Ku është Partia Socialiste? Kush është partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Pirro Vëngu me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka Ministrja e Brendshme me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka plaçkitësja me partinë, me Partinë Socialiste? Ka qenë, te tenderat e Antës, pastaj te tenderat e Bashkisë, pastaj te tenderat e Ministrisë së Infrastrukturës. E

 kam thënë unë këtë. Dhe të gjithë duartrokasin batutat e lagjes të kreut të organizatës dhe asnjëri nuk flet. Ku është pjesa tjetër? Çfarë ka ndodhur me parlamentin? Një nga shtyllat e shtetit. Parlamenti ka tre lloj deputetësh, po flas për pjesën, e të majtës, e Partisë Socialiste. Se mua më vjen keq se është socialisti kokulur dhe është kupola e Partisë Socialiste.

Ka një grup që janë rrogtarë, që nuk kanë shkuar për mision atje, kanë shkuar për pagën. Ka një grup që kanë vendos të heshtin. Ka dhe një grup, jo i vogël, të përfshirë në afera, që nga AKSHI, që nga tokat, që nga hidrocentrale, që nga leje ndërtimi. Pra, Partia Socialiste fatkeqësisht ka vdekur. Dhe ata dy-tre njerëz normalë, përtej çdo lloj afere, ke dëgjuar njeri?

 

Lini një Përgjigje