TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2023, 10:22

“Çahet daullja” e demagogjisë së Bablokut; 8 gra e 53 burra për krye bashkiakë

Shkruar nga Pamfleti
“Çahet daullja” e demagogjisë së Bablokut; 8 gra e
Edi Rama

Të paktën kryeministri që krekoset si vlerësues, promovues dhe angazhues i grave, të kishte zbatuar Kodin Zgjedhor që detyron partitë të kandidojnë jo më pak se 30% gra

Kryeministri Edi Rama, i njohur si simboli i dhunës ndaj grave, ka aktruar për ta mbuluar këtë damkë, duke i mbushur zyrat me drejtoresha e ministresha edhe 22 vjeçare, madje krijoi qeveri me 85% femra, të cilat “de facto” i  përdor vetëm si dekor vlerësimi e superioriteti gjinor dhe për firmosje në tenderë, privatizime, PPP e vendime qeverie.

Por “daullja” e propagandës së Bablokut, me dekorin, vlerësimin, promovimin dhe angazhimin e grave në pushtetin e PS, u “ça” me kandidimet që bëri për kryetarë të bashkive, madje edhe për kandidatët në këshillat bashkiak.

Në listën me 61 kandidatë për kryetarë të bashkive, Babloku ka vendosur vetëm 8 gra, ndërsa 53 janë burra, duke mos zbatuar formalisht as Kodin Zgjedhor që përcakton jo më pak se 30% gra, sipas të cilit, duhej të kishte kandiduar minimalisht 18 gra.

P.sh., Emiriana Sakon e ka ri-kandiduar në Durrës, jo se është drejtuese e zonja, por sepse prapa fasadës së saj, Kryetar Bashkie “de facto” është Vangjush Dako, ndërsa Sako do vazhdojë të jetë sekretare e bindur që vetëm do firmosë pazaret.

Po kështu, në Bashkinë Lushnje ka ri-kandiduar Eriselda Sefën, ku ka gjasa të mos fitojë, por edhe nëse fiton, bashkinë do ta drejtojnë Taulant Balla, baxhanaku kryetar PS-je i një miku të Ballës dhe Paqësor Buzi që merr 80% të tenderëve e po financon fushatën.

Për bashkitë e qarqeve Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër, Korçë e Kukës, Babloku nuk ka kandiduar asnjë grua, megjithëse degët e PS dhe organizatat e grave socialiste, propozuan shumë zonja, me profil publik ndryshe nga dallkaukët dhe hajdutët që janë ri-kandiduar.

Përveç shpërfilljes numerike, 6 gra i ka kandiduar e ri-kandiduar në bashki të vogla, të falimentuara e bastione të së djathtës, ku edhe Babloku e di që ato do humbasin; si Majlinda Cara në Kurbin, Valbona Kola në Klos, Festime Mjeshtri në Bulqizë e Alma Hoxha në Përmet.

Ndërsa Juliana Memën në Dimal e Majlinda Bufin në Roskovec, i ka ri-kandiduar si “kukulla”, ngaqë njëra firmos pazaret e oligarkut Pëllumb Salillari, ndërsa tjetra pazaret e Ëngjëll Agaçit.

Edhe në listat e këshillave bashkiak kryesojnë burrat, ndërsa shumica e grave janë vendosur poshtë kufijve të pritshëm fitues në çdo bashki./Pamfleti 

zgjedhjet vendore kandidate gra kodi zgjedhor 8 gra 53 burra

Lini një Përgjigje