TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2023, 10:11

14 maji, Topalli: Opozita do zhduket nëse fiton Rama!

Shkruar nga Pamfleti
14 maji, Topalli: Opozita do zhduket nëse fiton Rama!
Jozefina Topalli

Drejtuesja e qarkut politik të Lezhës për Partinë Demokratike, Jozefina Topalli thotë se PD-ja do të pranojë të zhduket nëse fiton kryeministri Edi Rama.

Topalli tha në Quo Vadis se Shqipëria praktikisht po zhduket me largimin e të rinjve për shkak të keqqeverisjes dhe në këtë mënyrë do zhduket opozita gjithashtu.

Ne kemi vetëm në 8 vitet e fundit 800 mijë shqiptarë, shumica e të cilëve të rinj, që janë larguar nga Shqipëria. Një vend ku ik rinia është një vend pa perspektivë. Ne do pranojmë që të zhdukemi sepse ne po zhdukemi, në qoftëse ne nuk pranojmë se po zhdukemi ne kemi një problem të madh me veten dhe kjo të stopohet duhet të bëhet diçka e madhe e fortë, e ka emrin ndryshim dhe ky ndryshim duhet të filloj që tani,”- tha Topalli.

Në të njëjtën kohë, Topalli ka akuzuar qeverinë për keqqmenaxhim të buxhetit duke thënë se ka rritur borxhin publik dhe nuk ka rritur pagat.

Ajo theksoi se gjatë kohës kur PD ishte në pushtet, borxhi publik ishte nën kontroll dhe pagat u dyfishuan.

14 maji jozefina topalli

Lini një Përgjigje