TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2023, 08:32

U operua nga apendisiti, kryeministri Rama del nga spitali

Shkruar nga Pamfleti
U operua nga apendisiti, kryeministri Rama del nga spitali

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e spitalit të QSUT pas ndërhyrjes urgjente që bëri mesnatën e djeshme për heqjen e appendisitit.

Kreu i qeverisë ka lënë ambientet e QSUT herët në mëngjes (rreth orës 06:00) por pa dhënë më tepër detaje. Edhe në ambientet e spitalit nuk ka prani të forcave të Gardës, apo sigurim të shtuar.

Mjeku dhe shefi i Kirurgjisë Arben Gjata në një deklaratë për mediat tha dje se gjendja e kryeministrit ishte e stabilizuar. Sipas tij ndërhyrja ishte e lehtë dhe gjendja e shefit të qeverisë është e mirë.

"I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post-operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar."- tha Gjata.

I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku u shpreh se kryesocialisti mund të dalë për 2 ose 3 ditë.

"Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht." tha Gjata.

edi rama

Lini një Përgjigje