TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2023, 08:16

Fillon babëzia për vota! Djemtë e kandidatit të PS-së kapen në flagrancë me furgonin plot me lekë dhe ushqime (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fillon babëzia për vota! Djemtë e kandidatit të PS-së

Në ditën e tretë të fushatës elektorake për zgjedhjet vendore të 14 majit rikthehet në vëmendje shitj-blerja e votave e cila do të jetë kryetemë e këtyre zgjedhjeve.

Mbrëmjen e djeshme është kapur dhe ndaluar në flagrancë furgoni i dy djemve të kandidatit të Partisë Socialiste në Has, Beqir Mulaj nga policia.

Furgoni është i mbushur plot me pako me ushqime dhe me lekë që ishin parashikuar për t’u shpërndarë në çdo familje hasjane kundrejt votave.

Nga sa kuptohet nga pamjet mësohet se objekti nga nxirren pakot që ngarkohen në furgon është institucion arsimor, konkretisht shkollë, çka e thellon edhe më shumë këtë skandal ku vihet re angazhimi shtetëror në shit-blerjen e votave dhe krimit zgjedhor, që vijon të jetë i pandëshkueshëm në Shqipëri.

Denoncimi mësohet se është bërë nga kandidati i kualicionit Bashkë Fitojmë, Miftar Dauti, i cili ka filmuar dhe ndalimin e furgonit në fjalë.

Ndërkaq ajo që bie në sy është fakti se kandidati socialist në këto zgjedhje në Has paraqitet me emrin Beqir Mulaj, ndërsa në rrjetet sociale ai shfaqet me emrin Halit Mulaj.

 

 

beqir mulaj has ps

Lini një Përgjigje