TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2023, 22:57

"Doktori bën mitingjet, Rama merr votat", Nikoll Lesi: Dyshja Berisha-Meta nuk ka frymë për të tërhequr elektoratin gri, harrojeni që fitojnë

Shkruar nga Pamfleti

"Doktori bën mitingjet, Rama merr votat", Nikoll Lesi: Dyshja

Analisti dhe gazetari, Nikoll Lesi është shprehur se koalicioni Berisha-Meta në zgjedhjet lokale nuk ka gjasa të fitojë, pasi sipas tij nuk ka frymë dhe nuk tërhiqet elektorati gri.

Lesi deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit", se Berisha është i zoti për të bërë mitingje, por Rama merr votat.

"Mitingu i hapjes së fushatës ishte normal, brenda normave të doktorit. Problemi është që doktori bën mitingjet, por votat i merr Rama. Nuk ka frymë, Berisha dhe Meta po shkojnë drejt normalitetit te votat e tyre. Nuk ka frymë, nuk lëviz pjesa gri, nuk motivohen njerëzit. Nuk rrëzohet Rama me votat e Berishës dhe Metës. Harroje këtë punë! Berisha dhe Meta e dinë që Tiranën e kanë të humbur dhe po luftojnë për Durrësin dhe Elbasanin", deklaroi Nikoll Lesi.

zgjedhjet rama berisha meta

Lini një Përgjigje