Kreu i PS, Edi Rama në hapjen e fushatës elektorale në sheshin Skënderbej u la porosia 61 kandidatëve që të bëjnë një fushatë me sa më pak shpenzime, pasi një pjesë të buxhetit nga KQZ do të çojnë për mbjellje pemësh.
“Ne duhet të bëjmë një fushatë me sa më pak zhurmë dhe sa më shumë komunikim dhe njerëzillëk. Prandaj kemi vendosur ta përgjysmojmë minimalisht përdorimin e ekraneve të mëdha të skenave pompoze, të materialeve propagandistike”., tha ai.
Por pa kaluar ende një javë, premtimi është thyer nga vetë ai i pari.
Po të bësh sot një xhiro nëpër kryeqytet, Rama i ka harruar deklarata e bëra javë më parë dhe e ka mbushur Tiranën plot me postera elektoral e “billborde”.
Jo vetëm kjo, pasi habia e këtyre zgjedhjeve lokale nuk ka fund.
Pavarësisht se për 14 Maj votohet për kryetar bashkie, Rama në fushatë po luan si brand personal, duke vendosur fotografinë e tij dhe jo të kandidatëve për bashkitë.
Kjo në një farë mënyre tregon se kandidatët e PS nuk janë tjetër veç ca “kukulla” në dorë të kreut të partisë, që me fuqinë dhe pushtetin kryeministrit kërkon të ndikojë elektoratin për 14 Maj.
Në këto foto të siguruara nga LSA, shihen banerat dhe posterat me sloganin e PS, "Vetëm përpara” dhe imazhin e Ramës.









Lini një Përgjigje