TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2026, 15:12

Afera “Smart City”, Edi Rama takim në Abu Dhabi me CEO-n që fitoi kontratën 118.5 milionë USD!

Shkruar nga Pamfleti
Afera “Smart City”, Edi Rama takim në Abu Dhabi me CEO-n
Rama takim me CEO-n e grupit G42, Peng Xiao

“Smart City” është përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe fillimisht parashikohej të kushtonte rreth 60 milionë dollarë. Megjithatë, kostoja e tij pothuajse u dyfishua në 118.5 milionë dollarë pa një shpjegim publik, ndërsa financimi pritet të mbulohet përmes një huaje nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit.

Rama zhvilloi të hënën një vizitë zyrtare në Abu Dhabi, ku përveç takimit me Presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed, u takua edhe me CEO-n e grupit G42, Peng Xiao, përfitues i një kontrate të debatueshme pa tender për sistemin e kamerave “Smart City”, me vlerë 118.5 milionë dollarë.

Në takimin me Xiao-n, përveç kryeministrit Rama, morën pjesë edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, deputeti Ulsi Manja dhe zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia,  ky i fundit edhe zyrtari shqiptar që ka firmosur kontratën me kompaninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

E pyetur nga BIRN, një zëdhënëse e Këshillit të Ministrave tha se takimi me kreun e G42 ka shërbyer për të “eksploruar dhe diskutuar mundësitë dhe potencialin e bashkëpunimit.

”Projekti “Smart City” parashikon vendosjen e mijëra kamerave inteligjente në hapësirat publike, përfshirë kamera për monitorimin e trafikut në rrugë, shkolla dhe pika kufitare.

“Smart City” është përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe fillimisht parashikohej të kushtonte rreth 60 milionë dollarë. Megjithatë, kostoja e tij pothuajse u dyfishua në 118.5 milionë dollarë pa një shpjegim publik, ndërsa financimi pritet të mbulohet përmes një huaje nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit.

Projekti do të zbatohet nga kompania Presight AI, pjesë e grupit G42, e cila ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për lidhjet e saj me kompani kineze.

Në takim me delegacionin shqiptar ka qenë gjithashtu edhe Thomas Pramotedham, administrator i Presight AI.

Projekti është kontestuar gjithashtu nga ekspertë të të drejtave digjitale për rreziqet që paraqet për privatësinë e qytetarëve, për shkak të shkallës së gjerë të mbikëqyrjes në hapësirat publike./ Birn

edi rama smart city

3 Komente

  1. H
    HP

    Smart me financim arab dhe prodhim kinez..me te sigurt nuk behet.

    1. S
      Spak ku je

      Spak, patender, as koncesion! Kur do zgjoheni e ta hetoni? Komoani kineze. Punoni per shqiperine qe eshte ne hemisferen perendimore? Apo per kinen? Do jepni llogari nje dite nqs nuk veproni. SPAK VEPRO

      1. T
        Tiranë

        Smart vjedhje!

        Lini një Përgjigje