
30 deputetë të Partisë Demokratike kanë dalë në mbështetje të studentëve të mjekësisë që kërkojnë shfuqizimin e ligjit që i detyron ato të punojnë në Shqipëri për 5 vite ose në të kundërtën do duhet të paguajnë shifrën prej 250 mijë lekësh për një vit.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili ka bërë me dije se 30 deputetë të kësaj force politike janë krah studentëve për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin.
“Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetutese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite.Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.” – shkruan Bardhi.
Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik.
Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.
“Kushte s’kemi, por kemi Kushtetutë””, “Mjekësia bojkoton”, “Duart e prangosura s’mund të kurojnë!”, thuhen në disa prej pankartave më pikantë të studentëve.
Studentët janë në javën e tretë të bojkotit.
1/2. GPPD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në GjK ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. pic.twitter.com/xVShVpHTP7
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 18, 2023
Lini një Përgjigje