TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Tetor 2023, 13:15

Presidenti kroat deklaratë të fortë nga Tirana: Kosova është fakt, gjithë Europa e di por s’e pranon!

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti kroat deklaratë të fortë nga Tirana: Kosova
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç ka bërë disa deklarata dhe mesazhe të forta në lidhje me tensionet Kosovë-Serbi.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin Bajram Begaj, Milanoviç tha se mund të jetë i vetmi jo shqiptar, që ka ngritur zërin në Nju Jork që Kosova të njihet.

Milanoviç tha se është fakt që e gjithë Evropa e njeh Kosovën, por nuk dëshiron që ta përmendë dhe për të, kjo është diçka e dëmshme për shtetet.

"Fakt është që jam në mes të vetmeve, apo që nuk është shqiptar, që këtë gjë e kam bërë dhe në New York dhe kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën. Kjo mua më tregon si fakt të cilin, e tërë Evropa e njeh, por nuk dëshiron ta përmend, kjo është e mirë, nuk është e sinqertë dhe kjo është dëmshme për ne në një afat më të gjatë.

Përderisa koha kalon, këto pengesa bëhen më të fryra dhe të ndërlikuara. Serbia ka ngecur në negociata në fillim. Ishte nisur në një vrull më të madh, por siç duket për ata kjo nuk ishte prioritet, kanë gjëra të tjera dhe natyrisht që ata e kanë përkahur kryengritjen e armatosur në Kosovë dhe ndaj saj nuk ka pasur një përgjigje të duhur dhe nuk e di se Shqipëria çfarë tjetër mund të bënte nga ajo që ka bërë.", tha ai.

Ai tha më tej se Serbia ka përkrahur sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit, por pavarësisht kësaj nuk ka marrë përgjigjen e duhur dhe këtë reagim, presidenti kroat e cilësoi si një vendimmarrje të gabuar.

Presidenti kroat gjithashtu thotë se Serbia ka ngecur në negociata e shtoi se e ka përkrahur kryengritjen e armatosur në Kosovë.

'Fakt është që janë në mes të vetmeve, kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën dhe kjo mua më tregon si fakt që e tërë Evropa e njeh, por nuk dëshiron ta përmend, kjo është e dëmshme për ne. Përderisa koha kalon, këto pengesa bëhen më të fryra dhe të ndërlikuara. Serbia ka ngecur në negociata, ka nisur me vrull të madh. Ata kanë përkrahur kryengritjen e armatosur në Kosovë dhe për këtë nuk ka pasur një përgjigje të duhur. Të mbetet aty ku është dhe të mos e kalojë linjën e respektit të duhur dhe të jetë një vend i gatshëm për të plotësuar ato kushte.'- tha Milanoviç.

Në konferencën me presidentin kroat, Bajram Begaj ka dënuar sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës. Begaj tha se gjërat nuk janë më si më parë mes Kosovës dhe Serbisë dhe bëri thirrje që negociatorët e dialogut mes dy vendeve të kenë një qasje të re.

Begaj tha se në takimin mes tyre është folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe theksoi se ka shprehur mirënjohjen ndaj Kroacisë që ka mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Begaj u shpreh se kanë theksuar nevojën për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos sa i takon ekonomisë.

zoran milanoviç

Lini një Përgjigje