Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të plotësojë sot vendet e mbetura bosh si pasojë e kandidimit për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 Majit.
Pas largimit të Benet Becit nga lista e Partisë Socialiste në Shkodër, në radhë për të marrë mandatin e deputetit ishte Ilir Beqja, mirëpo ky i fundit nuk e ka pranuar atë.
Pas refuzimit të mandatit nga Beqja, në rënditjen e KQZ ndodhet Frrok Gjini, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit nga radhët e socialistëve.
E njëjta situatë është edhe me listën e Partisë Demokratike, ku pas largimit të Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës në radhë ishte Bardh Spahia, i cili po kandidon për Bashkinë e Shkodrës.
Pas refuzimit të mandatit nga ana e Spahisë, vendin në Kuvend do e marrë Lodovik Hasani.
Kanidati për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi pritet të zëvendësohet nga Qani Xhafa dhe Belind Këlliçi i cili kandidon për Tiranën do të zëvendësohet nga Asllan Dogjani.
Ndërsa mandati i Besjan Ajazit i cili kandidon në Gramsh do ti kalojë kalon Shkëlqim Bullarit.
Lini një Përgjigje