
I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor ka mbërritur në selinë e Partisë së Lirisë, ku do të zhvillojë takimin me Ilir Metën.
Escobar u prit nga Erisa Xhixho dhe Floida Kërpaçi.
Ky është takimi i fundit politik që Escobar po zhvillon në vendin tonë, ku pritet që të dërgojë mesazhin e amerikanëve për rëndësinë e procesit zgjedhor të 14 majit.
Në këto takime, ashtu siç pritej, Escobar shmangu Sali Berishën, i shpallur "non grata" nga SHBA.
Gjithashtu takimi me Ilir Metën duket se do të jetë dhe si një ndërmjetësim për të dërguar mesazhin e tij tek Sali Berisha, në mënyrë indirekte meqë në këto zgjedhje ato garojnë si një koalicion i përbashkët.
Ndërkohë një ditë më parë pas mbërritjes në Tiranë ai ka takuar kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës, Bajram Begaj,dhe në focus të këtij takimi duket se kanë qenë zgjedhjet locale të 14 majit.
Pas takimeve ditën e djeshme me Ramën dhe Begaj, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.
Lini një Përgjigje