TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2023, 10:30

Nis takimi "kokë më kokë" i Escobar me Alibeajn, e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim

Shkruar nga Pamfleti
Nis takimi "kokë më kokë" i Escobar me Alibeajn, e
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar teksa pritet në zyrta e PD nga Gazment Bardhi

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur pak momente më parë në zyrat e reja të PD-së zyrtare, ku do të takohet me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj.

Escobar shoqërohej nga ambasadorja e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim ndërsa janë pritur nga Gazment Bardhi.

Më pas, siç është parashikuar, Escobar do të takohet edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës. Ditën e djeshme, zyrtari amerikan u takua edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe presidentin Bajram Begaj.

Pas takimeve të djeshme, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve për integritet të lartë.

yuri kim gabriel escobar

Lini një Përgjigje