TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 22:27

Tritoli ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Bumçi përplaset me Xhafajn: PS kërkon të vrasë opozitën

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Bumçi

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj debatoi me ish-deputetin demokrat Aldo Bumçi lidhur me atentatin me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës.

Sipas Bumçit, mazhoranca ka nisur një sulm për të vrarë opozitën dhe tani me një sulm me fizik me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës.

Xhafaj iu përgjigj akuzave teksa theksoi se PS nuk do kishte asnjë interes politik të kryente një akt të tillë.

Kjo është tërësisht konspiracionale, jemi gjitmonë para të njëjtës akuzë. E para, ky akt duhet zbardhur nga organet ligjzbatuese, duhet të ndjekim linjën logjike: çfarë sensi do kishte eliminimi  fizik i kreut të PD në një nga 61 bashkitë? E njëjta gjë ndodhi në Kavajë në 2021, ku erdhi e gjithë opozita dhe dolën që e kishin bërë kushërinjtë e kryeministrit. Dhe pastaj kur u verifikua gjithçka nuk doli e tillë historia”, tha Xhafaj në "Euro News".

xhafaj bumci tritoli

Lini një Përgjigje