TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 22:32

Rama anashkaloi PD-në në hapjen e fushatës, Haklaj: Ka pazar me Metën dhe Berishën, i do kundërshtarë në 2025-ën

Shkruar nga Pamfleti

Rama anashkaloi PD-në në hapjen e fushatës, Haklaj: Ka pazar me

Ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj e ka quajtur narrativë të qëllimshme, sulmin që kryeministri Rama i bëri dyshes Meta-Berisha dhe mos përmendjen e Partisë Zyrtare Demokratike.

I ftuar në studion e “Repolitix” në “Report TV” me gazetarin Denis Minga, ish deputeti i PD, Azgan Haklaj tha se kjo narrativë e Ramës i cili përmend vetëm Berishën dhe Metën, bëhet për shkak se me këta dy të fundit ka pazare politike.

Sipas tij Rama, Meta dhe Berisha bashkë qeverisin që në vitin 2008 dhe se bashkë po përgatisin pazarin e radhës.

Që nga 2008, Rama Berisha dhe Meta kanë bashke qeverisur. Ai thotë tha se bën pazar me ta. Në 2008, Berisha, Meta dhe Rama bënë marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese. Meta hyri më vonë në këtë marrëveshje. Ka hedhur stekën në pazarin e radhës me ta. Rama po bën pazarin e radhës me Metën duke përdorur Berishën. Ai po e pagëzon Metën si udhëheqësin e opozitës”, u shpreh Haklaj.

pd haklaj berisha rama meta

Lini një Përgjigje