Ish-ministri i Berishës, Aldo Bumçi thotë se sot fushatën e Tiranës e drejton opozita me temat e saj.
Sipas tij, kandidati i opozitës Belind Këlliçi arriti të thyente censurën dhe të tregonte se lagje të tëra të Tiranës me mijëra banorë nuk ka shkolla dhe kopshte.
“Në Tiranë garon Këlliçi. Sot fushatën e Tiranës e drejton opozita me temat e saj, urbani falas, me gjithë drejtimin e mediave që ka qeveria. Axhendën e ka vendosur Këlliçi, për herë të parë u thye censura dhe doli që 70 mijë banorë në Astir ishin pa kopsht, pa shkollë, pa çerdhe, njësoj edhe tek Liqeni i Thatë. Ku i ka çuar 41 mln euro që na i mori të gjithëve. Në Tiranë po e drejton Këlliçi debatin jo qeveria”, tha Bumçi në emisionin "Now".
Ish-deputeti i Partisë Demokratike gjithashtu tha se PD e ka të sigurt fitoren në 4 bashki të mëdha.
Sipas tij, në 14 maj, PD merr Tiranën, Durrësin, Korçën dhe Elbasanin.
“Belind Këlliçi, Luçjano Boçi, Igli Cara, Bardh Spahia, Ledina Aliolli këta janë kandidatët që shprehin edhe shpresën edhe revoltën”, tha Bumçi.
Sipas tij, Rama e ka nisur fushatën me aktivistë dhe qoka për pensionistët se e ka kapur paniku i humbjes.
Lini një Përgjigje