Kreu i Rithemelimit në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndreca ka deklaruar se pavarësisht se ndaj tij është kryer atentat me tritol, ai nuk ka kërkuar mbrojtje nga Policia teksa ka shtuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri.
Ndreca është shprehur se atentati ndaj tij është një akt politik dhe se nuk ka asnjëlloj piste pasi thotë se po i heton Policia.
"Unë jam njohur në media nga këto të dhëna sepse mua nuk më ka komunikuar askush në mënyrë zyrtare përsa i përket rastit tim, përveçe kam dhënë një deklaratë në Policinë e Shkodrës. Unë e kam thënë edhe dje se unë nuk kam pasur dhe nuk kam asnjëlloj konflikti dhe dyshimet të çojnë vetëm në politike, drejtimi shkon drejt aty. Kjo është një shkallë e rëndë që i bëhet një kryetari të PD-së, një ndër to jam edhe unë. Unë nuk kam asnjëlloj piste, këto po i heton policia. Ky është një akt që më është bërë në mënyrë politike.
Unë nuk kam kërkuar mbrojtje nga Policia sepse ato më janë ofruar mbrojtje, por unë nuk kam kërkuar mbrojtje sepse unë nuk kam asnjëlloj konflikti dhe nuk kam pse të kem mbrojtje pavarësisht se cili ka qenë qëllimi dashakeqës aty me një organizim mafioz që më është bërë mua, por nuk kam kërkuar që të kem një mbrojtje të atillë.", u shpreh ai.
Lini një Përgjigje