
50 gr lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreut të degës së Rithemelmit në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit. Ndërkohë për ngjarjen janë shoqëruar 6 persona.
Ju kujtoim se ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e djeshme, rreth orës 07:10 në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Sasia e tritolit u vu në pjesën e përparme të makinës ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’. Shpërthimi është kryer me telekomandë. Provë e dobishme për efektivët e policisë janë kamerat e shumta të sigurisë në banesën e Ndrecës. Pamjet janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe do mund të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe autorët. Një pistë për shkakun e atentatit, mund të jetë një mesazh nga posti i tij politik në prag të zgjedhjeve vendore.
Fillimisht, Benard Ndreca ka ndezur makinën dhe është rikthyer në banesë për të veshur këpucët.
Ai është rikthyer në makinë dhe më pas në momentin që ka qenë duke u nisur, makina e tij tip 'Audi' ka shpërthyer në pjesën e përparme. Me të ka qenë edhe e ëma e cila ishte duke e pritur në pjesën e prapme të makinës.
Lini një Përgjigje