TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Prill 2023, 08:54

Shiste kokainë në “Komunën e Parisit”; zbardhet emri kush është 34-vjeçarja në Tiranë që arrestua nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kokainë në “Komunën e Parisit”; zbardhet emri

Një 34-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, e cila shiste kokainë në doza të vogla në kryeqytet.

Në operacionin e koduar “Komuna 2” u vu në pranga Denisa Bushka, e cila pasi e paketonte lëndën narkotike në doza e shistë në zonën e “Komunës së Parisit”.

“Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje”, thotë policia.

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna 2”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga 1 shtetase që shpërndante doza kokaine.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 40 doza, gati për shitje.", njofton Policia.

denisa bushka tiranë

Lini një Përgjigje