TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2023, 14:27

Atentati ndaj Bernard Ndrecës, publikohet momenti kur dy personat e maskuar vendosin tritolin në mjet

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj Bernard Ndrecës, publikohet momenti kur dy personat e maskuar

Një atentat me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Objektiv ka qenë kreu i Rithemelimit në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe ndodhej me nënën e tij. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale çka lë të kuptohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël.

Ndërkohë është publikuar momentin kur dy persona të maskuar kanë vendosur eksplozivin në pjesën e përparme të makinës së Ndrecës. Në video shihet qartë teksa dy persona i afrohet me qetësi në mes të natës automjetit tip “Audi” të Ndrecës. Më pas një prej tyre shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan.

Shpërthimi është regjistruar rreth orës 07:10 në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Sasia e tritolit u vu në pjesën e përparme të makinës ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’. Shpërthimi dyshohet se është kryer me telekomandë. Provë e dobishme për efektivët e policisë janë kamerat e shumta të sigurisë në banesën e Ndrecës. Pamjet janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe do mund të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe autorët. Pista kryesore për shkakun e atentatit, mund të jetë një mesazh nga posti i tij politik në prag të zgjedhjeve vendore.

Lini një Përgjigje