TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2023, 13:26

Vrau dy motrat në Tiranë, Apeli lë në burg përjetë Përparim Ademin

Shkruar nga Pamfleti
Vrau dy motrat në Tiranë, Apeli lë në burg përjetë

Apeli ka lënë në burg përjetë Përparim Ademin, vrasësin e 2 motrave në Tiranë në vigjilje të Vitit të Ri 2021. Ademi vrau ish të dashurën dhe motrën e saj Zhaneta Metani e Kristina Bardhi, me 31 dhjetor 2020. Ai ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë me argumentin se vuan nga probleme mendore por kjo kërkesë është rrëzuar. Nga aktekspertimi i mjekësisë ligjore ai rezulton pa asnjë problem.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi. 

"Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale P.A, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të  “Vrasje  për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 79/c dhe 278/1 të  Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 31.12.2020, ku në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është marrë njoftimi se në Rrugën “Azem Meshi”, Unaza e Re “Astir”, Pallati “Ina 2004”, janë qëlluar me armë zjarri shtetaset me iniciale Zh.M dhe K.B (M) (motra ndërmjet tyre), për pasojë kanë gjetur vdekjen . Lidhur me ngjarjen e mësipërme është akuzuar i pandehuri me iniciale P.A. Në përfundim të gjykimit, më datë 11.04.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtare znj. Vojsava Osmanj dhe znj. Lutfije Celami, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 2028, datë 20.09.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë"-njofton Apeli. 

apeli perparim ademi vrasja e dy motrave ne astir

Lini një Përgjigje