
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi lënde plasëse i është vendosur në automjet kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës Bernard Ndrecës. Ndreca shpëtoi pa lëndime ndërsa mjeti është shkrumbuar pjesërisht.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 07:10 në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Sasia e tritolit u vu në pjesën e përparme të makinës ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’.
Ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë, atentati në fjalë vjen vetëm pak orë pasi lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në Vaun e Dejës doli në mbështetje të Zef Hilës në zgjedhjet e 14 Majit.
Lajmin e bëri dje të ditur vetë PD dega e Vaut të Dejës, me anë të një komunikate zyrtare për shtyp.
Në këtë komunikatë shkruhet se ata shprehnin hapur mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila.

Lini një Përgjigje