TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2023, 22:29

SPAK merr në dorë hetimet për 8 pistoletat e kapura në Portin e Durrësit, dyshime se armët u siguruan në Allias

Shkruar nga Pamfleti

SPAK merr në dorë hetimet për 8 pistoletat e kapura në

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka marrë në dorë hetimet për 8 pistoletat e kapura në një furgon në Portin e Durrësit.

Furgoni u ndalua nga policia në vijën e dytë të kontrollit të terminalit të trageteve ku më pas do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

 8 pistoletat të llojit 'glock' ishin ambalazhuar në një kuti kartoni dhe kishin destinacion Anglinë.

Bëhet me dije se armët janë ngarkuar në Tiranë dhe origjina e tyre është një magazinë në zonën e Alliasit.

 Për këtë arsye, me qëllim ardhjen në ndihmë DVP Durrës, policia e Tiranës ka organizuar një kontroll në këtë magazinë, si dhe po ushtrohet kontroll banese në shtëpinë e Koloshit, nga këto kontrolle pritet te zbulohet nëse ka një baze armesh ne kryeqytet

 

durres spak tiranë

Lini një Përgjigje