Nuk kanë fund skandalet me transportin urban në Tiranë. Edhe pse Erion Veliaj del përditë dhe mburret, në fakt transporti urban është në kaos total. Pas rënies së urbanit të Unazës në Lanë dhe aksidentit të tmerrshëm te “Tajvani”, sot ka ndodhur një tjetër ngjarje rëndë. Autobusi i linjës së Institutit ka marrë flakë në ecje duke alarmuar pasagjerët. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
“Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.
Gjëja e parë që bëri Veliaj kur mori detyrën në krye të bashkisë ishte rritja e çmimit të biletës. Premtimi i tij ishte se rritja e çmimit do të përmirësojë kushtet dhe shërbimin. Për të mos folur pastaj për bileta elektronike e shërbime të tjera. Në fakt transporti urban në Tiranë përbëhet nga autobusë dhjetra vjeçare, të cilët mesa duket marrin flakë rrugës.
Lini një Përgjigje