TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2023, 22:45

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Berat, shpëtojnë mrekullisht 7 anëtarët e familjes

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Berat,

Një banesë në fshatin Orizaj të Beratit është përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Kanë qenë vetë të zotët e shtëpisë të cilët kanë sinjalizuar repartin e zjarrfikësve së Berat.

Zjarrfikësit janë nisur menjëherë në vendngjarje ku falë ndërhyrjes së tyre është bërë e mundur shuarja e zjarrit. Një pjesë e banesës së Agur Cakos ka shpëtuar mrekullisht pas ndërhyrjes së zjarrfikësve që vunë nën kontroll flakët.

Kuzhina u shkrumbua nga flakët për shkak të pajisjeve që ndodheshin brenda. Nga ndërhyrja ne kohë u bë e mundur që banesa të mos dëmtohej e gjitha.

bombol gazi berat shperthim

Lini një Përgjigje