TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2023, 14:05

Dënohet me 2 vite burg ish-shefi i krimeve në Elbasan, Leonard Palushi

Shkruar nga Pamfleti

Dënohet me 2 vite burg ish-shefi i krimeve në Elbasan, Leonard Palushi

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg Leonard Palushin, ish-shefin e krimeve ne policinë e Elbasanit.

Palushi u arrestua gjatë operacionit Plumbi i Artë, ndërsa u  gjet fajtor për akuzën e korrupsionit.

Ish-zyrtari i lartë i policisë ndihmonte Erion Alibej, të arrestuar si drejtues I një grupi kriminal që vepronte në Elbasan.  Palushi u vu në prangat e policisë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit që pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.

Referuar hetimeve ka rezultuar se arma me të cilën u vra Emiljano Ramazani në gusht të vitit 2020, u vendos qëllimisht në një servis në Peqin me qëllim përplasjen e dy grupeve kriminale që s’kishin lidhje me ngjarjen.

 

leonard palushi arrestohet me burg

Lini një Përgjigje