TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2023, 11:35

Ja pse Tritan Shehu nuk bën fushatë për Belind Këlliçin

Shkruar nga Pamfleti
Ja pse Tritan Shehu nuk bën fushatë për Belind
Tritan Shehu

Një fakt nga dyfytyrësia e sharlatanit të Foltores, që nëpërmjet pazareve, intrigave e zullumeve vegjeton si deputet prej 30 vitesh...

Në këtë fushatë, pothuajse çdo mëngjes, drekë e darkë nëpër emisionet e mediave të Foltores e Partisë së Lirisë dhe rrjetet sociale, deputeti Tritan Shehu denoncon regjimin autokratik dhe aferat e Edi Ramës, vjedhjet e ministrave, drejtorëve e krye bashkiakëve.

Ai po mbështet kandidatin Luciano Boçi të Elbasanit, Igli Cara të Durrësit, Bardh Spahia të Shkodrës etj., duke u bërë thirrje shqiptarëve të votojnë kandidatët e grupimit “Bashkë fitojmë”, për të larguar krye bashkiakët hajdutë të “Rilindjes”.

Belind Këlliçi është i vetmi kandidat, të cilin Tritan Shehu nuk po e mbështet në këtë fushatë, madje e dredh, kur moderatorët e pyesin për nevojën ndryshimit të qeverisjes në Tiranë.

Tritani nuk po bën thirrje të votohet Belindi dhe të rrëzohet Erjon Veliaj, ndërkohë që Saliu, Iliri dhe krejt deputetët dhe shtabet elektorale të Foltores e Partisë së Lirisë po e sulmojnë egërsisht.

Nuk mund të themi se Tritan Shehu e urren Belind Këlliçin e do Erjon Veliajn, por ai do interesin e lidhur me Lali Erin, mbasi prej 8 vitesh, bashkëshortja Aida Shehu është drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës me pagë 1 milion lekë, me privilegje dhe e “ngjyen gishtin” nganjëherë në tenderë.

Ja pse Tritan Shehu nuk bën fushatë për Belind
Tritani dhe Aida

Ajo do vazhdojë të jetë në atë detyrë nëse fiton përsëri Erjon Veliaj, mbasi Tritani është mik interesash të fshehta me të; aq as sa po ia mban gruan në punë, megjithëse Aida ks dalë në pension.

Edhe nëse fiton Belind Këlliçi, gruaja e Tritan Shehut do vazhdojë të jetë drejtoreshë e madje mund të bëhet edhe zv/kryetare, mbasi burri është deputet i PD dhe pazarxhi zullumesh i Sali Berishës nga koha kontrabandës së naftës e piramidave.

Ka edhe prej atyre foltoristëve të kallupit të Tritanit që janë në dilemë, se cilin duhet të votojnë për krye bashkiak të Tiranës: shefin e gruas së Tritanit, apo Belind Këlliçin e grupimit ku bën pjesë Tritani./Pamfleti

 

tritan shehu fushata belind këlliçi

Lini një Përgjigje