Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas takimit me zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarka, gjatë qëndrimit tri ditor në Tiranë.
Xhaçka thotë se në takimin me Escobar, folën për partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve dhe sigurinë e rajonit.
“Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë“, thuhet në një deklaratë për mediat nga zyra e Ministrisë së Jashtme.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Zgjedhjet lokale, marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, përfshi ndihmën amerikane në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, përballë sulmeve kibernetike, janë temat e pritshme diskutimi mes Gabriel Escobar dhe bashkëbiseduesve të tij në Tiranë.
Very good mtg w/Sen.Steve Daines.Discussed ????????-???????? strategic p'ship.Underlined #US crucial role to sec&stability of region.Exp.our gratitude for????????support on cyber sec&need for add'l asst in bldg resilience.Assured Senator of????????'s comt to work closely w/???????? to meet common challenges. pic.twitter.com/BSqKgjNQsv
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) April 7, 2023
Lini një Përgjigje