
Aulon Kalaja, ish-kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, u paraqit sot në SPAK, lidhur me një kallëzim që ai ka depozituar sa i takon rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.
Në një prononcim për mediat, Kalaja tha se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikua.
Ai u shpreh se KAS ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar.
“Gjykata i kërkon SPAK të hetojë. Në vendim shquhen 3 momente. Për qarkun e Durrësit, KAS ka vendosur rinumërim të pjesshëm, vendosi të hapë 290 kuti për t’i numëruar, 152 kuti u hapën përfundimisht.
Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë.
KAS sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota të falsifikuara.
Pra kemi të bëjmë me krim zgjedhor dhe jo gabim njerëzor”, tha ai.
Lini një Përgjigje