
Drejtuesi i Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se kryeministri Edi Rama synon të krijojë 36 bashki, duke e krahasuar me strukturën e Partisë së Punës në kohën e diktaturës.
“Do të shihni, do të ketë një vend me 36 bashki. Do ta bëjë si Partia e Punës. 36 rrethe ka qenë në atë kohë, 36 bashki do të bëjë edhe ky. Është i inspiruar nga ajo shkollë politike dhe mendim, dhe kështu duhet ta çojë përpara”, tha ai në “A2CNN”.
Alibeaj shtoi se reforma e re administrative dhe zgjedhore po bëhet me një kontroll të qartë mbi opozitën.
“E ka shumë gabim… sepse ka gjetur një opozitë që e kontrollon, dhe kështu e kontrollon edhe reformën zgjedhore dhe strukturat territoriale”, përfundoi ai,
Lini një Përgjigje