TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2025, 07:20

Miratohet në parim projektbuxheti 2026 dhe Paqja Fiskale, dy deputetë të PS dalin nga rreshti

Shkruar nga Pamfleti

Miratohet në parim projektbuxheti 2026 dhe Paqja Fiskale, dy deputetë

Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2026, i konsideruar si më i madhi nga Qeveria, me vlerë 8.8 mld euro, si edhe 8 projektligjet e paketës fiskale.

Seanca e cila zgjati për thuajse 16 orë u mbyll në orën 03: 00 të së enjtes. Buxheti u miratua me votat e grupit parlamentar të PS-së, ndërsa opozita votoi kundër.

Ndërkohë dy deputetë socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, duket se nuk i janë bindur ‘urdhërit politik’ duke mos votuar 3 projektligje të paketës fiskale.

Braçe nuk mori pjesë në votim lidhur me projektligjin për “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa Sinaj nuk votoi dy projektligjet e “Paqes Fiskale”.

Pavarësisht këtyre qëndrimeve të dy ligjvënësve socialistë, votat e tyre janë thjesht statistika parlamentare. 

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të buxhetit në Kuvend, tha se shpenzimet për vitin e ardhshëm do të rriten me rreth 550 milionë euro më shumë krahasuar me vitin që po lëmë pas.

“Të ardhurat buxhetore për vitin 2026 parashikohen në 823.1 miliardë lekë, ose 29.6% të PBB-së, duke u rritur me rreth 52.9 miliardë lekë krahasuar me vitin 2025. Shpenzimet buxhetore parashikohen në 886.8 miliardë lekë, ose 31.9% të PBB-së, me një rritje prej 55 miliardë lekësh”, tha Malaj. Projektbuxheti pritet t’i nënshtrohet debatit nen për nen në vijim të procedurave parlamentare.

Rezultatet e votimit

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Votimi: 83 pro, 32 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”

Votimi: 83 pro, 32 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”

Votimi: 82 pro, 32 kundër (Braçe nuk voton)

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

Votimi: 83 vota pro, 32 kundër

Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar

Votimi: 82 pro, 32 kundër (Sinaj nuk voton)

Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”

Votimi: 83 pro, 31 kundër

Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”

Votimi: 82 vota pro, 30 kundër (Sinaj nuk voton)

Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”

Votimi: 83 pro, 32 kundër

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”

Lini një Përgjigje