TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Mars 2024, 11:55

Në pritje të masës së sigurisë, publikohet fotoja e Jorgo Goros në gjyq; i heshtur pas kafazit prej xhami

Shkruar nga Pamfleti
Në pritje të masës së sigurisë, publikohet fotoja e
Jorgo Goro në gjyq

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur kryebashkiaku në detyrë e Himarës, Jorgo Goro është në pritje të nisjes së seancës gjyqësore, për përcaktimin e masës së sigurisë.

Ai ndodhet pas kafazit prej xhami, në pritje të verdiktit që do të japin sot togat e zeza.

Goro akuzohet për ‘shpërdorim detyre në dy raste.  Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Po në këtë seancë do verifikohen edhe masat e sigurisë për 4 të akuzuarit e tjerë, dy prej tyre ende në kërkim. 

Goro është transferuar në bllokun e sigurisë në Tiranë, nga ku u shoqërua për t’u dërguar në gjykatë. Ndërkohë në GJKKO u paraqit ish kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka.

Lini një Përgjigje