TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 5 Tetor 2025, 10:48

Rama nis fushatën për Tiranën nga podcasti: Manastirliu do të bëjë histori, gruaja e parë që do drejtojë kryeqytetin

Shkruar nga Pamfleti
9 MUAJ ME PARE

Si e priti familja kandidimin si Kryebashkiake? Manastirliu rrëfen bisedat e para me vajzat dhe bashkëshortin

Rama nis fushatën për Tiranën nga podcasti: Manastirliu do

Tirana nuk do të ketë vetëm të parën kryetare grua në zgjedhjet e 9 nëntorit, por Ogerta Manastirliu do të hyjë në grupin e atyre njerëzve që do të bëjnë histori. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në podcastin ‘Flasim’ në të cilën kishte të ftuar Ogerta Manastirliun, deputeten socialiste, e cila në 11 shtator u shpall nga kreu socialist si kandidatja e PS-së për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës.

Duket se Rama ka nisur fushatën për Tiranën nga podcasti i tij 'Flasim' që e ka rikthyer pas disa muajsh ndërprerjeje.

Kryeministri ka zgjedhur këtë mënyrë për t'i dhënë një hov fushatës për zgjedhjet e pjesshme, madje duke fajësuar 'brutalitetin e drejtësisë' për situatën që çoi në shkarkimin e Erion Veliajt si Kryebashkiak i Tiranës, edhe pse për rreth dy javë ishte Edi Rama që dirigjoi me kujdes çdo vendimmarrje, nga salla e Këshillit Bashkiak, deri në vulosjen e vendimit nga Qeveria. 

Për më shumë se 1 orë, Rama i dha kohën e mjaftueshme Manastirliut për të bërë rrëfimin e saj, që nga fëmijëria, por edhe për të evidentuar kontributet e saj në PS apo institucione. 

Manastirliu ka bërë një rrëfim të gjatë, që nga fëmijëria, angazhimi si aktiviste në Partinë Socialiste, dhe më pas karrierën e saj në Bashkinë e Tiranës, gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Edi Rama (mandati i dytë si Kryebashkiak) dhe më pas karrierën politike.

Gjatë intervistës, Manastirliu ka rrëfyer se si ka reaguar familja e saj lajmin për kandidimin.

“Altea më tha: Si ka mundësi që nuk të pyeti, Emil më tha: Nuk ke çfarë t’i bësh tani, do ta bësh edhe këtë gjë.

Ermali ishte i vetmi që ndryshe nga herët e tjera nuk më shkroi direkt, por më pas patëm një bisedë të gjatë”, tha ajo.

Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se arsyeja se përse nuk ia ka thënë më parë lajmin se sa ta dëgjonte live në Asamblenë e Partisë Socialiste, ishte fakti se nuk ka njeri perfekt.

Pjesë nga biseda

Ogerta Manastirliu: Me Ermalin jam dashuruar në gjimaz. Kemi ndërtuar jetën tonë së bashku. I thamë po njëri-tjetrit në 2005, 20 vite më parë. Mbasi mbaruam shkollën. Familja e dinte, kanë qenë të hapur. Shkoja tek shtëpia, nuk kishim pengesa. U bëra nënë po në të njëjtin vit që u martuam. Ndërsa vajza e dytë erdhi në vitin 2009. Cdo gjë duhet të ketë kohën e vet. Të marrit vendime për të pasur familje më të madhe duhet të kesh kohë për t’iu përkushtuar. Koha ime ka qenë e limituar për shkak të këtij rrugëtimi. Familja është forca ime e madhe. Ermali është kolona ku mbështetem dhe gjej prehjen sepse më ka lehtësuar nga angazhimet që duhet të kisha si nënë në raport me vajzat. Komplimentojmë njëri-tjetrin.

Edi Rama: E di cfarë domethënë të kesh burrin kryetar bashkie e kryeministër. Është një peshë dhe një sakrificë që askush nuk e kupon. Unë përpiqem deri diku ta kuptoj po as un nuk e kuptoj. Sesi është për burrin që ta ketë gruan në një detyrë që kërkon kohë e energji. Ti nuk je njeri orari që shkon në punë në 8 dhe në 4 mbyll derën.

Ogerta Manastirliu: Do të ishte mirë që të merrnim një bashkëvuajtës për ta kuptuar tamam.

Edi Rama: Nuk kam kurajo ta bëj këtë përballje se jam fajtori kryesor.

Rama: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës. Qoftë ata që na ndjekin, por edhe unë, kemi të drejtë të dimë pak më shumë për historinë tënde. Unë di historinë që nga dita kur jemi takuar në atë furgonin e vogël të zgjedhjeve të para për Tiranën. Ku ke lindur?

Manastirliu: Është jo e lehtë të flasësh për veten, kam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë tiranase, dy prindërit e mi, mamaja valltare në ansamblin e Operas dhe Baletit, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia me dy karaktere të kundërta edhe për arsye të profesioneve të tyre, por që në atë harmoni dhe simbiozë jemi rritur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth, familja jonë ka qenë më e madhe se vetë familja e vogël, tek shtëpia jonë 70 metër katror në ish-kinemanë Partizani. Unë jam rritur mes dy gjysheve të mia, hallave, xhaxhait, dajave, tezeve, një familje e madhe që në fakt më ka mësuar se si të jetosh dhe të duash njerëzit, edhe të kesh mundësinë që të marrësh shumë dashuri, gjë që më ka plotësuar dhe kam pasur gjithmonë mbështetje.

Ajo rruga “Luigj Garakuqi” ka një histori, ato janë pallatet e artistëve, kemi jetuar në shkallën tonë me të madhin Çesk Zadeja, dy pallate në tutje me të mëdhenjtë Avni Mula. Inva më vonë, ime më artiste, valltare e ansamblit. Fëmijërinë time kujtoj një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të bërë një performancë, nga ana tjetër

 

 

 

9 MUAJ ME PARE

Anëtarësimi në BE, Rama: Vitin e ardhshëm synojmë mbylljen e kapitujve

Rama nis fushatën për Tiranën nga podcasti: Manastirliu do

Në episodin e parë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për negociatat me BE.

Rama tha se deri tani kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit, ndërsa vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve.

“Shqipëria i la stafetën Danimarkës e cila organizoi Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku ne ishim përsëri aktiv në bisedime për të ardhmen e kontinentit. Të barabartë mes të barabartëve, teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka vazhdon në vazhdën rekord”, tha Rama.

9 MUAJ ME PARE

Manastirliu në podcastin e Ramës: Ishit frymëzim për brezin tonë, PS iu bashkova në fushatën e 2000

Rama nis fushatën për Tiranën nga podcasti: Manastirliu do

Ogerta Manastirliu ka bërë një rrëfim që nga fëmijëria e saj në podcastin ‘Flasim’ të Kryeministrit Edi Rama, ku ajo ishte e ftuara e parë në këtë rikthim të bisedave me Kreun e Qeverisë.

Duke u shprehur se vjen nga një familje e thjeshtë tiranase, me babain oficer dhe mamanë valltare në Teatrin e Operas dhe Baletit, Manastirliu ka rrëfyer se si iu bashkua Partisë Socialiste kur ishte studente në vitin e parë të Universitetit.

Manastirliu tregon se nuk e kishte menduar ndonjëherë se një ditë do të ishte pjesë e politikës. Ndërsa studimet i ka mbaruar në fushën e Kimisë, ishte telefonata e një shoqes së saj që e ftoi të bëhej pjesë e grupit të PS gjatë fushatës lokale për Tiranës, kur Edi Rama ishte kandidat.

“Drejtësia ishte ëndrra ime për të studiuar. Nuk arrita të fitoj degën, por gjyshja ime që ka pasur një rol të rëndësishëm tek unë, më thoshte ‘mos u hidhëro e hidhëruar, mos u gëzo e gëzuar’.

Shkencat e natyrës më kanë tërhequr gjithmonë. Kimia ishte një tjetër pasion i fshehtë. E shihja si përbashkimi i dy elementëve, llogjikës dhe imagjiantës. Më pas e arrita ta përkthej si një metaforë për jetën që sa i rëndësishëm është ekuilibri.

Studimet për kimi më kanë dhënë shumë në raprot me aftësitë analitike por dhe për të kuptuar rëndësinë e ekuilibrit. Shumë e rëndëshishme të dish të vendosësh balancat e duhura. Ka qenë një degë apo një përgatitje për një profesion të mesëm. Nuk e kisha menduar që do të punoja në këtë fushë mendoja që do e shihja veten në laborator shkencor duke punuar për cilësinë e ajrit, mjedisin, parfume apo për barna.

Më mori një shoqe në telefon dhe më tha për të marrë pjesë në në një riorganizim të PS për të bërë një pyetësor për zgjedhjet lokale dhe nëse do të jesh pjesë e këtij grupi që shkojnë në qytet për të mbledhur opinionet e qytetarëve. Kur më tha PS nuk mu duk e panjohur, gjyshja ishte socialiste 24 karat.

Pranova. Më thotë takohemi tek ministria e Kulturës. Shkoj ishte një furgon i vogël që shkruante me Edi Ramën për Tiranën. Ramën e njihja si ministri i Kulturës dhe mosha jonë ishte e intriguar që nuk ishte si gjithë të tjetët, nga shpirti transformues, pak rebel. Aty vini ju dhe nis një rrugëtim. Ishte një lloj zgjimi për mua për të parë përtej qendrës së Tiranës.

Me ju kemi shëtitur gjithë Tiranën dhe për herë të parë pashë cfarë ndodhte në rrethinat e Tiranës, e errët e zymtë. Ishte dhe shpresë që Tiranë mund të bëhej. Tiranës filloi ti vinte ngjyra”, tha Manastirliu.

 

 

 

 

 

 

9 MUAJ ME PARE

Dekreti për zgjedhjet, Rama mbron Rusmalin: Ka integritet, nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin

Rama nis fushatën për Tiranën nga podcasti: Manastirliu do

Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm për integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Ilir Rusmalin, këshilltarin e Presidentit Bajram Begaj, lidhur me dekretin për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, përfshi edhe Tiranën, që do të mbahen më 9 nëntor.

Rama tha se kush diskuton legjitimitetin e dekretit të Presidentit, nuk kanë faj, pasi nuk ka dijen mbi Kushtetutën.

Në këtë kuadër, Rama vlerësoi Ilir Rusmalin, këshilltarin e Presidentit Begaj.

Ai tha se askush nuk ka pavarësinë inteletuale të ish-ministrit të Drejtësisë të PD dhe njëkohësisht këshilltar ligjor i presidentit, Ilir Rusmalit. 

“Tirana nuk mund të presë më, kush thotë të kundërta nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë të ecë me ritmin e duhur. 

Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm për integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre që tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, jo larg nga ku unë po ju flas diku në vend të quajtur Gërdec”, tha Rama.

Komentet Kryeministri i bëri në hyrje të Podcastit 'Flasim' ku si të ftuar ka Ogerta Manastirlun, kandidaten e PS-së për Bashkinë e Tiranës.

Rama e konsideroi si situatë të jashtëzakonshme zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, pas arrestimit të Erion Veliajt më 10 shkurt me urdhër të SPAK.

"Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe 5 bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiakët. Në qytetet e tjera janë zgjedhje krejt normale, ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme.

Kjo jo sepse Tirana është kryeqyteti, por sepse mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë.

Erion Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, aty ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që ta them butë, janë të dyshimta”, tha Rama.

 

 

9 MUAJ ME PARE

"Mandati i katërt fokusohet te hapësirat publike", Rama: Bashkitë do të marrin menaxhimin e plazheve

Rama nis fushatën për Tiranën nga podcasti: Manastirliu do

Kryeministri Edi Rama, në episodin e 5-të të podcastit “Flasim”, ka deklaruar se mandati i katërt qeverisës do të përqendrohet në çlirimin dhe transformimin e hapësirave publike në vend.

Rama e ka cilësuar këtë jo si një aksion të përkohshëm, por si një “mision” afatgjatë për të mbrojtur vendbanimet nga ndërtimet pa leje dhe zaptuesit. Ai theksoi gjithashtu ndërhyrjet që pritet të bëhen në zonat bregdetare si Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet për të kontrolluar çmimet dhe ndotjen akustike.

Më tej, Rama shtoi se edhe shëndetësia është në prag të një etape të re reformash.

“Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike. Dhe bazat ligjore që kemi marrë për ndërtimet pa leje, është një rrugëtim i joni, për të liruar të gjitha hapësirat në vendbanimet tona nga zaptuesit për të mbrojtur vendbanimet tona. Ky nuk është aksion, është misioni jonë për ta përmbysur që e kemi nisur viti pas vitit dhe mandate pas mandati. Në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku janë vërejtur problematika të hekurta me çmimet, bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet, muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar. Plazhi tradicional i Durrësit ka hyrë në një transformim rrënjësor. Do të bëjmë çmos që të gjitha qëllimet tona t’i realizojmë. Shëndetësia po hyn në një etapë tjetër”, tha kryeministri Rama.

 

9 MUAJ ME PARE

Beteja për Tiranën, Rama: Zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të drejtësisë brutale ndaj Veliajt

Rama nis fushatën për Tiranën nga podcasti: Manastirliu do

Ogerta Manastirliu, e cila është zyrtarizuar si kandidate e PS-së në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, që do të mbahen në 9 nëntor, ishte e ftuara e parë e Edi Ramës në podcastin e tij ‘Flasim’ që e ka rikthyer pas disa muajsh.

Në fillim të podkastit, Rama ka folur dhe për zgjedhjet e parakoshme që do të zhvillohen në Bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm. Shkarkimin e Veliajt ai e ka konsideruar si një domosdoshmëri për Tiranën, por burgosja e tij erdhi si pasojë e një procesi të dyshimtë që po zhvillohet nga drejtësia.

“Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës dhe disa bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiak. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tianë janë të jashtëzakoshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në parabugim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarte që janë të dyshimta”, tha Rama.

Nga 10 shkurti i 2025, Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, ndërsa së fundmi ka një betejë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin për shkarkimin e tij si Kryebashkiak i Tiranës.

Veliaj ka refuzuar vendimin e Qeverisë që e shkarkon nga detyra, një proces i dirigjuar me kujdes nga Edi Rama, për gati 2 dy javë deri në formalizimin e kërkesës nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe më pas vulosjen nga Këshilli i Ministrave me një vendim.

9 MUAJ ME PARE

Rama për Diellën: Histori suksesi, e ka kryer misionin edhe sikur mos bëjë asnjë punë

Rama nis fushatën për Tiranën nga podcasti: Manastirliu do

‘Diella është një histori e bukur suksesi”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” që e ka rikthyer në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përfshi edhe Tiranën.

Duke folur për ‘Diellën’, Rama tha se kurrë nuk ka ndjerë aq shumë kërkesa për intervista nga mediat ndërkombëtare se sa këto të javët e fundit, nga momenti që ai lançoi ministren e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale.

“Jemi vendi i parë në Botë që kemi një ministër të Inteligjencës Artificiale”, tha Rama, duke mos fshehur gëzimin që i ka shkaktuar jehona në mediat ndërkombëtare. Madje Kryeministri tha se edhe sikur Diella të mos bëjë asnjë punë tjetër, ajo me kaq jehonë sa i bëri Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, e ka arritur misionin e saj.

“Diella mori vëmendje sapo doli dhe do të vazhdojë të ketë vëmendjen”, tha Rama, duke mos lënë jashtë vëmendjes as ironizimet ndaj kritikëve të ministres së Inteligjencës Artificiale, veçanërisht ndaj atyre që zbuluan se ‘Diella’ kishte 6 gishta.

“Nuk ka pasur asnjëherë më shumë kërkesa në adresën time p[ër një intervistë më shumë se sa ka pasur për Diellën.

Nuk ka pasur një lajm tjetër nga Shqipëria që ka kapur të gjithë antenat dhe faqet e internetit. Ka kuriozitet të madh për ministren tonë dhe çudira që Diella ka 6 gishta.

Diella do të jetë një histori e bukur suksesi por në kaq pak kohë ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë sa do të mjaftonte për ta bekuar edhe nëse nuk do të bënte asgjë tjetër”, tha Rama.

4 Komente

  1. K
    Kurizo

    Bajroni thoshte që profeti me I mirë I se ardhmen eshte e shkuara . Nese shohim te shkuaren e Manastirliut e ardhmja eTiranes do te jete kataklizm. Mbasi semuri sistemin shendetesor, groposi mijra paciente Kovid, dhe semundje tumorale, mbasi, me deftesen e saj me mesatare 6( ndonese kimija ishte pasioni I saj???!!!!) , shkoj ne ministrin e arsimit dhe beri nje vër në ujë Ju Qytetar te Tiranes a do ta votoni këtë sirene deti me mendje peshkaqeni?Kandidatura e saj ngjalli revoltë tek shumekush. Edhe ajri u trishtuar kur ndjeu kandidaturen e kesaj siluhete hipokrite.Kanditdatura e saj tregoj edhe nje here që eshtë pothuajse e pamundur të shkaktosh turp në paturpesite e saj. .Socialiste te ndershem kesaj radhe mos e demtojme artine dhe Tiranen duke votuar sirenen-peshkaqen. Le te heqim dore nga qendrimi jone” perinde ac cadaver”,( bindju "si një kufomë") në marrëdhëniet tona me partine kur ajo na ofron kufoma te tilla politike. Podcasti ishte thjesht hipokrizi, mashtrim dhe zbrazëti me mikrofon. Dhe brenda kësaj zbrazëtie, kjo figure , te con vetëm në një galeri të shëmtuar kujtimesh ku mendja humbet kuptimin, dhe heshtja bëhet pranim.Prandaj para se te heshtim,( nuk ka heshtje pa klithem , qofte edhe shpirterore), le ta leme shpirtin e lirë te “ klithi “ nepermjet votes kundra kesaj kandidature. Ne nje podcast fjalet luftojne per nje kuptim por me këtë kandidate ato kane humbur jo vetëm kuptimin por edhe “ndeshjen”Kush flet per ekip – që trajton vartesit si skllever që liderin e ka zevendesuar me Bosin. Ne simpatizante te parties socialiste nuk genjehemi nga buzeqeshja dhe kenga joshese e kesaj sirene, le te mbyllim veshet me dyll siç beri Odisea me shoket e tij per të mos u mashtruar. Dikush mund te pyesi mirë more ti llafazan po si ka mundesi që me gjithe këto te keqia ajo ka arritur kaq lart dhe pergjigja ime do te ishte : duke u lëpir o mik duke u lëpir dhe lepir.Ky podcast tregoi që vetëm fjalet kanë rendesi pa te tjerat janë llafe…llafe te cilat asnjehere nuk bejne me zor figure te mirë por sigurisht bejne bujë, dhe per bujë Manastetliu eshte mjeshtre 99 . Nese profeti po kerkon te parashikoj te ardhmen e kryetares se bashkise dhe do ta krahasoj per nga perfeksioni me statujen e Davidid te Michelangelo ai do gjej vetëm nje copë mermeri që aq shumë e adhuron Manasterliu. Nese dikush voton pēr Manasterliun Sanco Pancoja do ti thoshte: Po shkojmë, zotëri… por s’di a do të arrijmë gjëkundi.

    1. d
      dori

      Vidhni zuzare se ju ka rene per hise. Kush me mire se ju te dy, mund te zhvas. Kaq eshte kjo histori, fjalet jane te teperta.

      1. L
        Leo

        Ky eshte fiks nje manjak psikopat qe te vret naten e te qan diten. Shikoheni si qahet per Veliajn, sikur i vjen keq. Ky nuk njeh asnje lloj grimce te moralit njerezor. Eshte gati te shes gjithcka per lekuren e vet. Shikoni ku perfunduan Sajmir Tahiri, Arben Ahmetaj Ilir Beqja, Erion Veliaj. Kishte me te afert se keta me kete monster! Dhe ja ku jane. Eshte bere si ajo egersira qe per mbijetese ha pjellen e vet. Genjen shtiret sforcohet dridhet friket sepse mban mbi shpatulla mekate pabesira intriga lojra te renda qe ka ku ti laj pervec para zotit dhe ketij populli.

        1. e
          elio

          Flet per hapesira publike, arkitekti i zaptimit te tyre, shkaterrimit te hapesires gjelbert, me leje ndertimi te leshuara pa fre, vetem per te vjedhur. Qe kur ishte kryetar bashkie ky demagog i lindur dhe aq me teper kur u be kryeminister nuk eshte ndalur te shkaterroj kete qytet. sot me TR kemi karakatina qiellgervishtese qe ji vetem stonojne ne stil po dhe qe jane te pabanueshme. Industria e ndertimit eshte vetem nje lavatrice e madhe e pastrimit te lekeve te pista te trafikanteve me te medhenj ne bote.

          Lini një Përgjigje