TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES23 Shtator 2025, 16:28

Zhvillimet minutë pas minute/ Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt, debate në Këshillin Bashkiak

Shkruar nga Pamfleti
8 MUAJ ME PARE

“Keni frikë nga Veliaj, pse nuk pranuat të flasë?”/ PD "luan me dy porta" për shkarkimin e kryebashkiakut 

Zhvillimet minutë pas minute/ Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt,

Këshilltarët demokratë në bashkinë Tiranë, Genc Gjokutaj dhe Enriketa Papa u shprehën pro shkarkimit të Erion Veliajt, por së pari sipas tyre duhet të dëgjohej.

Gjokutaj sqaroi se demokratët janë pro këtij propozimi, por me motive të ndryshme nga socialistët.

Avokati shtoi se Veliaj është rasti unikal ku nuk lejohet të vijë të flasë, të paraqesë argumente në mbledhjen e këshillit bashkiak.

“Nga pikëpamja ligjore nuk është pika c te neni 62. Zoti Veliaj nuk mungon për shkak të vullnetit të tij, është i arrestuar dhe i akuzuar për vepër penale. Nuk e afekton mandatin e tij. Interesi publik na detyron ta bëjmë këtë oportunitet.

T’ia lëmë kryeministrit arkitekti të kësaj parade që ta zgjedhë sipas ligjit dhe Veliaj të ushtrojë të drejtën ë tij siç e ka thënë që e ka betejën me gjykatën dhe jo këshillin.

Të shikojmë shkaqet që do përdori. Është rast unikal që një kryetar ndodhet në këto kushte. Dua të vë në dukje, do mundoheni ta relativizoni qëndrimin e Veliajt. Respekti për kryetarin është aq sa nuk pranuat të vijë të flasë. Është në emër të kryetari të bashkisë në detyrë dhe jo Veliajt. Votimi jonë kundër është në formë me ju por ndryshon katërcipërisht në përmbajtje.

Ju votoni për lojë politikë, për të mbaruar punët me bashkinë e Tiranës. Votimi jonë kundër është për një bashki tjetër të re. Vota jonë pro propozimit nuk ka asgjë të përbashkët me votën tuaj.”-tha Gjokutaj.

Ndësa këshilltarja Enriketa Papa u shpreh se sekretari i Këshillit Bashkiak nuk mund të flasë në emër të këshilltarëve, referuar replikave me letra që ai ka zhvilluar, ku pavarësisht se pjesëmarrja e Veliajt nuk u hodh në votim, sekretari i tha që të dërgojë pretendimet e tij me shkrim.

Edhe nëse jo fizikisht, Papa tha se Veliajn duhej të dëgjohej qoftë edhe online, ndërsa këshilltarët socialistë i pyeti përse kanë frikë nga fjala e Veliajt.

“Kjo është lojë që nuk shkon, sekretari të mos flasë në emër të këshillit, ne nuk jemi pyetur, nuk jemi mbledhur, ka disa kërkesa për të mbledhur kryesinë që kur doli lajmi se do mbahet mbledhja e këshillit. Sot jemi më Diellën e famshme, është mundësia online ta dëgjojmë kryebashkiakun, të vëmë precedentin për ta dëgjuar. Përse trembemi? I kemi të gjitha mundësitë”, u shpreh Papa.

 

 

8 MUAJ ME PARE

Shkarkimi i Veliajt, PD, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë i japin një dorë Edi Ramës

Zhvillimet minutë pas minute/ Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt,

Partia Demokratike i ka hequr merakun Edi Ramës nëse do të sigurojë apo jo votat për shkarkimin e Erion Veliajt. Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka nisur ende diskutimet për shkarkimin e tij, dhe pavarësisht akuzave, këshilltarët e PD-së kanë qenë apriori dakord që vendimi të hidhet në votim.

Ilda Zhulali, Genci Gjokutaj, Dorian Teliti dhe të tjerë janë shprehur se shkarkimi duhej të ishte bërë më herët.

"Vendimi që keni sjellë sot është i vonuar dhe i paplotë. Është i paplotë sepse Veliaj duhet shkarkuar për shkelje ligji, për inceneratorin; një vepër që nuk u ndërtua kurrë", tha Zhulali.

"Po ngriheni në lartësinë e detyrës, keni 7 muaj që i keni munguar kësaj lartësie. Kjo i ka kushtuar Tiranës shumë. Ky është akt historik. Sot i bashkuam votat jo ne me ju, por ju me ne, pasi kemi 4 muaj që kjo ditë të ndodhte dhe ju përsëri nuk u ngritët. Më mirë vonë se kurrë, por faleminderit sot që të paktën po e çlironi Tiranë. Do doja që ky akt të ishte i pasqyruar edhe me shumë shkelje të tjera që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve", tha Dorian Teliti.

Në të njëjtën linjë ishin edhe Endri Shabani nga Nisma Thurje dhe Mirela Ruko nga Lëvizja Bashkë.

Por nëse shohim numrat në këshill, rreshtimi i tyre kundër Veliajt ndihmon Ramën të arrijë qëllimin e tij. PS ka 34 anëtarë në këshill, dhe tre prej tyre nuk morën pjesë. Mjafton një votë kundër, dhe Veliaj nuk shkarkohet, nëse anëtarët e opozitës do të kishin bojkotuar votimin.

8 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, edhe partia e Arlind Qorit pro shkarkimit të Veliajt

Zhvillimet minutë pas minute/ Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt,

Këshilltarja e ‘Lëvizjes Bashkë’ Mirela Ruko tha se është pro shkarkimit të Erion Veliajt.

Gjatë fjalës së saj në Këshillin Bashkiak, ajo ka akuzuar këshilltarët Bashkiakë se janë bashkëpunëtorë të Erion Veliajt.

Ruko u shpreh gjithashtu se ai duhet të mbajë përgjegjësi është edhe kryeministri Edi Rama, i cili sipas saj jep urdhra dhe i tregon Këshillit Bashkiak sesi të veprojë.

“Në fakt kryetari në detyrë ka diçka për të thënë, duhet të ishte para drejtësisë dhe të fliste për bashkëpunëtorët e tij. Kjo do të ishte e mira e tij e vetme për Tiranën. Ajo që dua të shtoj për këtë mbledhje jam pro shkarkimit të Veliajt, e kam kërkuar në krye të herës që në momentin kur akuzohej, ajo që më çudit është pse nuk ka diskutim në këtë mbledhje sa i përket këshilltarëve të PS që e kanë mbështetur Veliajn për çdo propozim që ka bërë në këtë këshill. Kanë qenë noteri që kanë mbështetur gjithçka.

Nga ky pozicion që qytetarët e Tiranës më kanë besuar, dua të bëj me dije se kjo është një nga ato mbledhja shembull të këshillit bashkiak ku këshilltarët flasin, nuk u ndërpritet fjala, ku ka media në mbledhje. Mendoj që qytetarët e Tiranës paguajnë kot për këshillin bashkiak ndërkohë që ky këtu nuk diskutohet dhe nuk çohen para çështjet e këshilltarëve. Ai që duhet të mbajë përgjegjësi është edhe kryeministri Edi Rama meqë ju ka bërë zgjatim të pushtetit të tij, duke ju kërkuar se çfarë duhet të veproni dhe mendoni, atëherë pse nuk mban po ashtu përgjegjësi për një kryetar bashkiak të akuzuar për korrupsion”, tha Ruko.

8 MUAJ ME PARE

Pafytyrësia e Luan Bregasit: Kjo është mbledhje normale, nuk po i bëjmë gjyq Erion Veliajt

Zhvillimet minutë pas minute/ Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt,

Deri dje i rrinte prapa dhe i thurte madje dhe lavde, por tani që Veliaj është në qeli, për Luan Bregasin shkarkimi i tij është diçka normale.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Bregasi u shpreh se ata nuk kanë qëllim ti bëjnë gjyqin Veliajt, duke tentuar të lajë duart.

Duhet konsideruar një mbledhje normale, rend dite, nuk duhet menduar se po bëhet një gjyq. Gjyqin Erion Veliajt do ja bëjnë institucionet gjyqësore. Ky akt që ne bëjmë sot është normal në kuptimin e një raporti që ka kryetari i një bashkie me një këshill bashkiak. Është raport ligjor. Opozita mund të ketë të drejtën që i erdhi rasti tani, mund ta bëni, por ne nuk po i bëjmë gjyq Erion Veliajt. Për këtë shkak po e bëjmë këtë gjë se besojmë te institucionet e drejtësisë. Para 3 muajsh nuk ishim dakord sepse nuk do kuptonim cila do ishte ecuria e Erion Veliajt dhe ecuria e punëve të bashkisë", tha Luan Bregasi.

 

8 MUAJ ME PARE

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, Zhulali akuza PS: Po i përgatisni ceremoni, nuk e lejuat të merrte pjesë

Zhvillimet minutë pas minute/ Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt,

Këshilltarja e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali ka folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku po diskutohet shkarkimi i Erion Veliajt.

Zhulali tha se PS nuk e lejoi të merrte pjesë në mbledhje, ndërsa ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut. Ndërsa kryetarja e Këshillit, Megi Fino i ndërpreu fjalën duke thënë se është jashtë objektit dhe projektvendimit në fjalë.

“Veliaj është gjallë, nuk ndodhet sepse ju nuk e lejuat dhe duhet sikur po i përgatisni një ceremoni funebre. Ju ja mohuat, jam e kënaqur që sot mori shijen e gjellës që ka gatuar ndër vite, këtë gjellë që ia gatuat ju sot, ta provojë Veliaj nga qelia ku është dhe nëse na ndjek e përshëndesim. Vendimi që keni sjellë është i vonuar dhe i paplotë. Veliaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra që në 2023, kur padrejtësisht mori detyrën. Veliaj duhet shkarkuar për shkelje të rënda të ligjit, duke shkelur ligjin për inceneratorin, vepër që s’u ndërtua kurrë për të cilin kemi paguar qindra milionë euro. Veliaj duhet të ishte shkarkuar për shkak të aferës 5D, dosje e zezë e korrupsionit formulë mashtrimi i ndërtuar nga Veliaj dhe drejtorët”, tha Zhulali.

 

8 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Këshillit për shkarkimin e Veliajt, kush janë 3 këshilltarët që mungojnë

Zhvillimet minutë pas minute/ Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt,

Gazment Paja, Aldo Merkoçi, Joleza Koka janë 3 këshilltarët socialistë nuk janë të pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e Erion Veliajt.

Po ashtu në mbledhje mungon edhe kryetarja e Komanduar, Anuela Ristani.

Vetë Erion Veliaj nuk është i pranishëm në këtë mbledhje për të dhënë argumentet dhe për t’u dëgjuar nga këshilli, siç ai kërkoi.

Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt është i imponuar nga nevoja e situatës së krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut.

 

8 MUAJ ME PARE

Megi Fino justifikon shkarkimin e Veliajt: Nuk mund të lëmë Tiranën pa drejtues!

Zhvillimet minutë pas minute/ Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt,

Pasditen e sotme po mbahet mbledhja e Këshillit bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Mbledhjen e hapi drejtuesja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila justifikoi shkarkimin e Veliajt.

Fino tha se shkarkimi i Veliajt nuk është një pranim i akuzave ndaj tij.

Jemi të gjithë dëshmitarë të transferimit që ka njohur kryeqyteti nën drejtimin e Erion Veliajt. Por lind nevoja për drejtimin e Tiranës."-tha Fino në nisje të fjalës së saj.

Mbledhja e sotme nuk është një mbledhje e zakonshme, dhe nuk është as gjyq për kryebashkiakun Erion Veliaj, që mbahet i mbyllur në paraburgim prej 7 muajsh ndërkohë që Tirana mbetur pa të zgjedhurin e saj. Për ne ka qenë privilegj, dhe përgjegjësi të punojmë nga afër me Erion Veliajn dhe deri në provë të kundërt ai sot është një i pafajshëm

Sot është dita për të marrë një vendim të domosdoshëm për Tiranën dhe qytarët e saj. Dua të nënvizoj se ky hap i imponuar nga nevoja urgjente nuk është pranim i akuzave të ngritura

Sot çlirojmë tiranën nga ndalimi i një ngërci pa gjyq.”-u shpreh kryetarja e Keshillit Bashkiak.

8 MUAJ ME PARE

Do të votohet shkarkimi i Erion Veliajt, nis mbledhja e Këshillit Bashkiak!

Zhvillimet minutë pas minute/ Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt,

Nis mbledhja për "likuidimin" politik të Veliajt...

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka nisur mbledhjen për të shqyrtuar shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie.

Ky akt vjen pas ultimatumit që u dha Edi Rama më 11 shtator këshilltarëve të majtë. Kreu i PS kërkoi që ata të votojnë shkarkimin e Veliajt dhe të hapet rruga për zgjedhje të reja në kryeqytet.

Pas këtij ultimatumi, ata u mblodhën javën e shkuar në selinë e PS, ku diskutuan mbi mënyrën se si do të veprohet. Këshilltarët e morën qartë mesazhin se kush nuk firmos largimin e tij do ikë, dhe për këtë arsye të gjithë firmosën. Ndërkohë sot në Komisionin e Ligjeve në Këshill u formalizua kërkesa.

Ishte kryetarja Megi Fino ajo e cila njoftoi se ka vetëm një rend dite, ai i shkakrimit të kryetarit. Ajo e justifikoi mbledhjen me argumentin se qytetarët nuk mund të mbeten pa përfaqësues.  

Mbledhja e sotme nuk është një mbledhje e zakonshme, dhe nuk është as gjyq për kryebashkiakun Erion Veliaj, që mbahet i mbyllur në paraburgim prej 7 muajsh ndërkohë që Tirana mbetur pa të zgjedhurin e saj. Për ne ka qenë privilegj, dhe përgjegjësi të punojmë nga afër me Erion Veliajn dhe deri në provë të kundërt ai sot është një i pafajshëm.

Sot është dita për të marrë një vendim të domosdoshëm për Tiranën dhe qytetarët e saj. Dua të nënvizoj se ky hap i imponuar nga nevoja urgjente nuk është pranim i akuzave të ngritura. Sot çlirojmë Tiranën nga ndalimi i një ngërçi pa gjyq”, u shpreh Fino.

Vetë Veliaj ka kërkuar të jetë prezent. Fillimisht ju kërkua që ai ta dërgojë me shkrim oponencën e tij. Ndërkohë pak më parë ka reaguar Sekretariati i Këshillit Bashkiak, i cili bën me dije se nuk ka asnjë pengesë që Veliaj të jetë prezent. Mësohet se këtij të fundit i është dërguar një shkresë ku informohet për këtë pjesë. Por skandali është se ai u informua pak para mbledhjes dhe dihet se ai është në qeli dhe nuk mund të jetë prezent tak-fak. 

Argumenti kryesor që do të përdoret për shkarkimin e tij është neni 62, pika c e ligjit për qeverisjen vendore, i cili parashikon shkarkimin për mosparaqitje në detyrë për një periudhë tremujore të pandërprerë.

Por duket se ky vendim do të hapë një luftë të re Rama-Veliaj. Burimet nga ekipi ligjor i kryebashkiakut në detyrë bëjnë të ditur se ata do t’i drejtohen Kushtetueses në rast shkarkimi.

Argumentet e tyre përqendrohen në faktin se Veliaj nuk mund të shkarkohet për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë kundër tij dhe për sa kohë nuk është arrestuar në flagrancë duke kryer një krim në detyrë. Në momentin që bëhet ankesa, vendimi pezullohet.

Derisa të marrë vendimin Gjykata Kushtetuese, vendimi i qeverisë është i pezulluar dhe nuk ka zgjedhje. Pra bie plani i Ramës.

Lini një Përgjigje