TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES12 Shtator 2025, 17:45

Konstituohet Kuvendi/ Betohen deputetët e rinj, Niko Peleshi zgjidhet kryetar

Shkruar nga Pamfleti
8 MUAJ ME PARE

Opozita bojkoton procesin për zgjedhjen e kreut të Kuvendit, Bardhi: Filozofia juaj është krim dhe korrupsion

Konstituohet Kuvendi/ Betohen deputetët e rinj, Niko Peleshi zgjidhet

Bardhi tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion.

Opozita refuzoi të jepte emër për ngritjen e komisionit të përkohshëm që do të administrojë votat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion.

Mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin për kryeparlamentar të ri.

Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe për opozitën kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në karrigen numër 2, Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni po na tregoni që filozofia juaj e vetme është vjedhje, krim, korrupsion. Prandaj ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Bardhi.

8 MUAJ ME PARE

Nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, opozita bojkoton procesin!

Konstituohet Kuvendi/ Betohen deputetët e rinj, Niko Peleshi zgjidhet

138 deputetët e sapobetuar po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e ri të Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, propozoi emrin e Niko Peleshit, i cili pritet që të zgjidhet me votat e shumicës socialiste.

Opozita nga ana tjetër nuk mori pjesë në votim, me pretendimin që kjo shumicë nuk është legjitime.

“Kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur Kryetarin. Ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Gazment Bardhi.

Fadil Nasul, Bledi Çomo, Saimir Hasalla do të jenë anëtarët e komisionit që do të zgjedhë kryetarin e Kuvendit.

8 MUAJ ME PARE

Deputetët e opozitës mbajtën 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, socialistët nuk u bashkohen

Konstituohet Kuvendi/ Betohen deputetët e rinj, Niko Peleshi zgjidhet

Deputetët socialistë nuk iu bashkuan këtij homazhi, duke qëndruar ulur gjatë minutës së heshtjes.

Teksa po zhvillohet seanca e së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit.

Në përvjetorin e vrasjes së tij, demokratët u ngritën në këmbë në sallën e Kuvendit, duke kërkuar respekt institucional për kontributin dhe sakrificën e Hajdarit.

Deputetët socialistë nuk iu bashkuan këtij homazhi, duke qëndruar ulur gjatë minutës së heshtjes.

8 MUAJ ME PARE

Konstituohet Kuvendi, betohen deputetët e rinj

Konstituohet Kuvendi/ Betohen deputetët e rinj, Niko Peleshi zgjidhet

Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë hequr dorë nga mandati.

Deputetët e rinj janë betuar në Kuvend.

Nga 140 deputetë në total, u betuan 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy nga PSD.

Pas këtyre dy dorëheqjeve, zëvendësuesit do të jenë nga lista e hapur e PSD.

Ndërkohë që Parlamenti do të votojë edhe kryetarin e ri të Kuvendit. Mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin, i cili pritet të votohet vetëm nga shumica, pasi opozita nuk pritet të marrë pjesë në këtë votim.

Seanca aktualisht drejtohet nga Vasil Llajo i PS, si deputeti më i vjetër, pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, për shkak se këta dy të fundit refuzuan të hapnin seancën.

 

8 MUAJ ME PARE

Çfarë ndryshoi në minutat e fundit? Tom Doshi refuzon të futet në Kuvend, jep dorëheqjen nga mandati i deputetit

Konstituohet Kuvendi/ Betohen deputetët e rinj, Niko Peleshi zgjidhet

Dy deputetët e PSD në Shkodër refuzojnë mandatin...

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në minutat e fundit. Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka refuzuar të marrë mandatin e deputetit. Sot pasdite u mblodh Kuvendi për betimin e deputetëve, por dy deputetët e PSD në Shkodër, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë dhënë dorëheqjen.

Ka qenë Milva Ekonomi, e cila njoftoi se sekretariati për verifikimin e mandateve nuk gjeti asnjë problem për 138 kandidatët e zgjedhur, teksa njoftoi se Doshi dhe Jorgo kanë paraqitur dorëheqjen. Ata u zgjodhën të dy si deputetë në Shkodër. Dorëheqja është paraqitur ditën e sotme, ndërsa nuk dihen arsyet.

Para zgjedhjeve pati një përplasje të fortë mes Doshit dhe Ramës. Kreu i PSD e sulmoi disa herë mazhorancën, duke folur për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Por pas zgjedhjeve duket se e uli kokën. Deputetët e PSD ndihmuan disa herë mazhorancën në Kuvend duke bashkuar votat me socialistët. Po ashtu Doshi pas zgjedhjeve e deklaroi hapur se do të jetë krah të mazhorancës.

Duhet theksuar se kreu i PSD është “non grata” nga SHBA. Në vitin 2021 ishte ambasadorja Yuri Kim që e detyroi të mos kandidonte në zgjedhje. Këtë herë Doshi shfrytëzoi tërheqjen amerikane dhe garoi, por duket se diçka ka ndryshuar. Mund të ketë qenë strategji, por e çuditshme se përse Doshi nuk e refuzoi mandatin që në KQZ, por vendosi të largohet sot. /Pamfleti

Lini një Përgjigje