TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES30 Gusht 2025, 17:20

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje energjie dhe bllokim rrugësh në disa qytete

Shkruar nga Pamfleti
10 MUAJ ME PARE

Rëndohet situata nga moti i keq, shpërthejnë ujërat e zeza në Sarandë

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

Situatë e pazakontë nga moti i keq në Sarandë. Stuhia e fortë e erës dhe shiut jo vetëm ka shkaktuar përmbytje në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit bregdetar, por intensiteti i shkarkimeve ka sjellë edhe bllokimin e kanaleve të ujërave të zeza.

Pusetat kanë shpërthyer duke nxjerrë ujërat e zeza në sipërfaqe. Nga pamjet shihet se shirat kanë përmbytur rrugën ‘Jonianët’ në Sarandë, ku nga pusetat kanë shpërthyer ujërat e zeza.

Gjithashtu rrëkeja e ujërave ka vërshuar edhe nga shkallët karakteristike të qytetit, ku disa qytetarë e kanë sfiduar përmbytjen duke përveshur pantallonat dhe zbathur.

10 MUAJ ME PARE

Pemë të thyera nga stuhia në Pogradec, merr flakë një restorant; rrezikohet një karburant

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

Stuhia dhe era e fortë që goditi mesditën e sotme vendin tonë ka shkaktuar thyerje pemësh në qytetin e Pogradecit dhe rrethinat e tij.

Dhjetëra pemë të shkulura dhe tenda të rrëzuara bllokuan disa rrugë të qytetit për disa minuta, por që u larguan me shpejtësi për të normalizuar situatën.

Bëhet me dije se në terren janë disa grupe që po punojnë për të minimizuar dëmet dhe përmirësuar situatën e krijuar. 

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

Gjithashtu, një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në zonën e Udënishtit, duke u përhapur frikshëm për shkak të erës së fortë. Si pasojë, Policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në dalje të Pogradecit për në Qafë-Thanë, për sigurinë e kalimtarëve dhe për të mundësuar punën e forcave zjarrfikëse.

Pas disa orësh punë, forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e shërbimit kanë bërë të mundur shuarje dhe izolimin e flakëve.

Një nga restorantet e zonës ka pësuar dëme të konsiderueshme, duke përfshirë djegien e kuzhinës, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, pjesa tjetër e godinës është shpëtuar. Rreziku më i madh ka qenë një pikë karburanti, e cila ka shtuar vështirësitë në operacionin e shuarjes së flakëve.

Sipas hetimeve të para, shkaku i zjarrit ka qenë një problem në një kabinë elektrike të zonës.

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

Një shtyllë e tensionit të ulët është rrëzuar në fshatin Guras të Pogradecit. Mësohet se kjo është një linjë private dhe se nuk evidentohen abonentë pa energji elektrike. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të monitoruar situatën nga afër.

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

10 MUAJ ME PARE

Era e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr pranë Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në shkurret dhe ferrat e rrethimit të Bazës Ajrore të Natos në Kuçovë.

Zjarri që u shkaktua nga shkëputja e kabujve të energjisë elektrike, duke rrezikuar edhe banesat e vilat përreth Aviacionit.

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në Bazën Ushtarake të NATO-s në qytetin e Kuçovës. Era e fuqishme ka këputur kabujt e energjisë elektrike dhe si pasoje e kësaj, shkëndijat e kabllove kanë rënë në kontakt me barin e shkurret e thata përreth pistës së aviacionit, duke shkaktuar zjarr.

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe përreth zonës, i favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat e vilat që ndodhen përreth Bazës Ajrore, në fshatin Moravë.

Në vendngjarje, në ndihmë të forcave ushtarake të kësaj baze ajrore, kanë shkuar 20 forca zjarrfikëse dhe 4 mjete të Repartit të MZSH-së Berat.

Në një kohë të shkurtër, zjarri është vënë nën kontroll, ndërkohë që për fikjen e plotë të zjarrit ka ndihmuar edhe shiu që ra me furi për pak minuta.

 

10 MUAJ ME PARE

Moti i keq/ Pushuesit 'braktisin' plazhin në Velipojë e Shëngjin, trafik i rënduar në aksin Shkodër–Lezhë dhe Milot

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme kanë sjellë dhe largimin e pushuesve nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe rrugët dytësore të qarkut Lezhë.

Mësohet se prej më shumë se dy orësh, qarkullimi në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të automjeteve.

Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata.

Situata ka rënduar edhe rrugët dytësore, të cilat nuk kanë përballuar dot volumin e shtuar të mjeteve. Për të lehtësuar lëvizjen, në akset kryesore dhe në kryqëzimet problematike janë vendosur punonjës të policisë rrugore.

Edhe pse reshjet kanë pushuar, fluksi i lëvizjes së automjeteve vijon të mbetet i lartë.

 

10 MUAJ ME PARE

Stuhi dhe erë e fortë, rrëzohen pemët në aksin Fier-Cakran

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

Si pasojë e stuhisë që përfshiu mesditën e sotme edhe zonën e Fierit, disa pemë janë rrëzuar në aksin Fier–Cakran, konkretisht në vendin e njohur si “Qafa e Shkozës”.

Pemët e rrëzuara, të cilat ishin të djegura nga zjarret e viteve të kaluar, ranë mbi rrugë duke bllokuar për disa minuta qarkullimin dhe duke e vështirësuar kalimin e automjeteve.

Strukturat përkatëse ndodhen në terren për të mundësuar pastrimin dhe lirimin e plotë të këtij aksi të frekuentuar në çdo orë të ditës.

10 MUAJ ME PARE

Stuhia e madhe përfshin Shqipërinë, meteorologia Lajda Porja: Pritet përkeqësim i motit, si do jetë dita e nesërme

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

Meteorologia Ladja Porja ka dhënë detaje mbi stuhinë e madhe që ka përfshirë Shqipërinë. 

E ftuar në Euronews, Porja shpjegoi se stuhia, e cila ishte parashikuar dhe e përqendruar në Kanalin e Otrantos, ka prekur fillimisht Durrësin, pastaj Shkodrën, Lezhën dhe më pas Tiranën.

Porja theksoi se pritet një përkeqësim i mëtejshëm i situatës gjatë orëve të pasdites. Po ashtu, për jugun e vendit, parashikohet që Vlora, Saranda dhe Gjirokastra të përjetojnë rrebeshe shiu.

Meteorologia përmendi se të nesërmen, situata do të përmirësohet, por do të shoqërohet me një rënie të temperaturave. Ndërkohë, i nxehti do të rikthehet në mes të javës së ardhshme, deri në fundjavë.

“Stuhia, e cila ishte parashikuar dhe përqendruar në Kanalin e Otrantos, ka prekur fillimisht Durrësin, pastaj Shkodrën, Lezhën dhe më pas Tiranën. Parashikohet një përkeqësim i situatës gjatë orëve të pasdites, ku qarqet që do të përballen me probleme do të jenë Shkodra, Dibra, Kruja, Tirana, Elbasani dhe Durrësi. Sa i përket jugut, pritet që Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër të kenë rrebeshe shiu.

Intensiteti i reshjeve në Tiranë do të jetë më i fortë nga ora 15:00 deri në 18:00. Era do të jetë e fortë deri në orët e mbrëmjes, ndërsa nesër pritet një përmirësim i situatës, por me rënie të temperaturave deri në 27 gradë Celsius. Nxehti do të rikthehet në mes të javës së ardhshme dhe deri në fundjavë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius. Këto stuhitë tropikale janë pjesë e sezonit dhe do të rikthehen përsëri në shtator”, tha Porja.

 

10 MUAJ ME PARE

Përmbyten Lushnja dhe Berati, reshjet e shiut mbushin me ujë rrugët e qytetit në pak minuta (Video)

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

Reshjet e shiut kanë përmbytur disa rrugë në qytetin Lushnjës.

Janë dashur vetëm 30 minuta shi që rrugët kryesore të qytetit të mbushen me ujë.

Ndërkohë, edhe qyteti i Beratit është goditur nga një stuhi e fortë ere dhe reshje shiu. Siç shihet edhe nga pamjet era e fortë ka ngritur pluhurin në ajër ndërsa mjegulla ka mbuluar vendin.

Në pak sekonda moti mori kthesë dhe nga mesi i ditës për shkak të vranësirave dukej sikur po errësohej. Deri më tani nuk raportime për të lënduar ndërsa dëme materiale ka pasi era ka marrë përpara çdo që ka qenë jashtë dhe jo e siguruar mirë.

Ndërkohë i gjithë territori shqiptar ditën e sotme është përfshirë nga moti i keq, me rrebeshe dhe erëra të forta.

 

10 MUAJ ME PARE

Moti i keq 'pushton' Shqipërinë, 20 të lënduar nga stuhia në Tiranë

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme. 

20 persona kanë mbetur të plagosur nga era e fortë dhe shiu në Tiranë. Ata janë paraqitur në Spitalin e Traumës duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Bëhet me dije se pas mjekimit 10 prej tyre janë larguar nga spitali, ndërsa 10 të tjerët po marrin aktualisht mjekim.

Këta persona janë dëmtuar nga stuhia, duke u goditur nga sende të forta, të cilat kanë fluturuar në ajër ditën e sotme për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë kujtojmë se disa qytete u ‘zhytën’ totalisht nën ujë, nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan stuhinë e erës.

Institucionet e ndryshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të automjeteve që të rrisin vigjilencën.

Si pasojë e erës në të gjithë kryeqytetin ka dëme të shumta, nga rrëzimi i pemëve, te shkatërrimi i objekteve të ndryshme metalike e llamarine. Probleme u hasën pranë ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar, Komuna e Parisit, “5 Maji”, Kombinat, apo te zona e Oxhakut, duke bllokuar dhe qarkullimin.

Ndryshimi i papritur i motit solli probleme edhe në aeroportin e Rinasit. Gjithashtu pati vonesa me 14 fluturime në mbërritje dhe 7 në nisje. Ndërkohë 5 fluturime të tjera janë anuluar: Hamburg-Tiranë, Tiranë-Hamburg, Pescara-Tiranë, Tiranë-Pescara dhe Tiranë- Verona. 

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se sot dhe nesër priten reshje intensive shiu në qarqet: Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Reshje mesatare deri intensive do të ketë në: Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa reshje mesatare në Kukës dhe Fier. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. 

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata, të cilat mund të shkaktojnë probleme si vërshime në zona urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

10 MUAJ ME PARE

Shiu përmbyt Vlorën, rrugët kthehen në ‘lumenj’; vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Stuhi dhe zjarre; moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërprerje

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa zona të qytetit të Vlorës, ndërsa rrugët janë kthyer në 'lumenj'.

Aktualisht disa rrugë janë nën pushtetin e ujit, kryesisht në lagjen "Pavarësia", zonën e Skelës, lagjen "29 Nëntori", si dhe bulevardin"Ismail Qemali".

Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka theksuar se aktualisht po punohet ndërsa probleme me prezence të ujit ka në disa akse rrugore ndërsa edhe në rreth 15 banesa ka patur njoftim për situatë të vështirë.

Janë të gjitha grupet në terren për të menaxhuar situatën ndërsa edhe hidrovori është duke punuar në kapacitet me përjashtim të një problematike në nisje të situatës me reshje. Dredha ka bërë sërish thirrje për kujdes teksa edhe gjatë natës priten sërish reshje intesive në Vlorë.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe ato të bashkisë, të cilat po punojnë për pastrimin dhe hapjen e pusetave e kanaleve kulluese. Ndërkohë, qytetarët janë larguar nga plazhi për shkak të reshjeve të dendura.

 

Lini një Përgjigje