
Vendimi i EBU-së për të mos përjashtuar Izraelin është mbështetur nga shumica e anëtarëve, ndërsa organizata ka aprovuar gjithashtu ndryshime të reja në rregulloren e votimit...
Unioni Europian i Transmetimeve (EBU) ka miratuar pjesëmarrjen e Izraelit në edicionin e ardhshëm të Eurovision Song Contest 2026, duke e konfirmuar zyrtarisht vendimin gjatë Asamblesë së Përgjithshme në Gjenevë. Kjo mbledhje kishte për qëllim reformimin e rregullave të garës dhe adresimin e tensioneve politike që kanë përfshirë eventin që prej shpërthimit të luftës në Gaza.
Vendimi për të mos vendosur në votim përjashtimin e Izraelit ka ardhur mes thirrjeve të forta për bojkot nga disa shtete pjesëmarrëse. Protestat nisën muaj më parë, kur disa vende paralajmëruan se do të tërhiqeshin nga gara në shenjë kundërshtie ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza.
Deri tani, Holanda, Irlanda, Spanja dhe Sllovenia kanë konfirmuar zyrtarisht se nuk do të marrin pjesë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë, nga 12 deri më 16 maj. Islanda, nga ana e saj, ka njoftuar se do të japë një vendim përfundimtar javën e ardhshme.
Vendimi i EBU-së për të mos përjashtuar Izraelin është mbështetur nga shumica e anëtarëve, ndërsa organizata ka aprovuar gjithashtu ndryshime të reja në rregulloren e votimit, me qëllim të rritjes së “besimit dhe transparencës” në garë. Masat përfshijnë ndalimin e televotimeve të shumëfishta dhe kufizimin e manipulimeve të votave, një problem i theksuar veçanërisht gjatë edicionit të fundit, kur përfaqësuesja izraelite shënoi një rikuperim të beftë përmes mbështetjes masive nga publiku, duke shkaktuar reagime të ashpra.
Ky vendim i EBU-së ka thelluar ndarjet politike dhe kulturore rreth Eurovision-it, i cili historikisht ka promovuar bashkëpunimin mes popujve përmes muzikës, por që vitet e fundit po përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha në balancimin mes artit dhe realpolitikës. Me një pjesëmarrje që rrezikon të zbehet dhe me vendet e përçara mbi çështje të ndjeshme si lufta në Lindjen e Mesme, Eurovision 2026 rrezikon të jetë një nga edicionet më të kontestuara në historinë e këtij eventi.
Se ça karafilin do çifuti në evrop nji zot e di
BRAVO Spanja,Irlande,Hollande,Slloveni!!! Nuk mund te kendojne ne Euvizion ato qe kane mbeshtete GENOCIDIN e Izraelit-nazist ne GAZA. C'fare teksti do te kete kenga?Per paqen...,e kujt,ndaj krimineleve sionist?? Per dashurine...hahaha,ndaj viktimeve te pafajshme,gra femije??!! IZRAEL TURPI I NJEZIMIT. Nga viktima te Nazisteve ne VRASES ORDINER.
Do rrjeshtohen edhe shtete tjera në bojkotin e këtij eventi, përveç këtyre karafilave tanë që si gjithmonë hipin në trenin e gabuar të historisë